Senati i UT unanimisht: Studentët e Juridikut të lirojnë menjëherë godinën. Disa pedagogë nisin grevën

TIRANË - Senati i Universitetit të Tiranës ka vendosur me vonë unanime lirimin e menjëhershëm të godinës së Fakultetit të Drejtësisë, auditoret e të cilës mbahen të bllokuara nga disa studentë të cilët janë ngujuar prej ditëve të para të janarit 2019. Brenda godinës së Juridikut ndodhen të ngujuar një grup i vogël studentësh, të cilët kundërshtojnë Ligjin e Arsimit të Lartë.

Aktualisht, të gjitha degët e juridikut po zhvillojnë mësim në ambientet e gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në kryeqytet. Në deklaratën e miratuar nga anëtarët e Senatit të UT, kërkohet që studentët të lirojnë hapësirat e fakultetit për të lejuar zhvillimin normal të procesit mësimor, kërkesë kjo e pjesës dërrmuese të studentëve të Juridikut.

Sot Senati i UT votoi pa ASNJE votë kundër për lirimin e menjëhershëm të hapësirave të fakulteteve që mbahen të bllokuara. Kësisoj, Senati i UT i është bashkuar përmes vendimmarrjes së sotme shumicës dërrmuese të studentëve që duan të zhvillojnë mësim.

Deklarata e Senatit të UT

Paralel me këtë mbledhje, një grup pedagogësh, mes tyre ish-deputeti i PD-së Mark Marku dhe kandidati për anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Rezart Prifti, zhvilluan një takim me ministren e Arsimit Besa Shahini. Pas takimit ata janë shprehur se kanë dalë pa një përgjigje në lidhje me 5 kërkesat e tyre dhe paralajmëruan përshkallëzimin e protestës së tyre (Lexo këtu).

Mirëpo, disa orë më pas, Asambleja e Pedagogëve të UT doli me një vendim ku njoftonte nisjen zyrtarisht të grevës përmes një deklarate, pasi ministrja e Arsimit Besa Shahini nuk ishte përgjigjur për kërkesat e tyre sa i takon ndryshimeve në ligjin për Arsimin e Lartë (Lexo këtu). Thirrjes së Asamblesë së Pedagogëve të UT i janë përgjigjur pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe atyre të Histori Filologjisë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 01/02/2019 20:11

    Pedagog Marko vic kovacocic hajde hajdut pulash e pa nivel fare ai sdin me lidhe dy fjale shqip

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja