-
Cërrik/ Lagjja nr 3 e harruar dhe me probleme të theksuara infrastrukturore, banorët: Politika kujtohet vetëm kur ka zgjedhje
Janë më shumë se 5 mijë banorë të lagjes nr 3 në Fermë të Cërrikut të cilët prej kohësh janë lënë në harresë nga ana e bashkisë. Në hyrje të kësaj lagje është vendosur një tabelë ku do të rehabilitohej kjo lagje, ndërsa afati i punimeve ishte 60 ditë. Kanë kaluar më shumë se 3 muaj dhe nuk është parë asnjë punëtor i cili punonte për të shtruar rrugët në këtë zonë.
30 Janar 2019, 18:18 -
Fshati Tatzat i Delvinës i harruar, pa rrugë, ambulancë e shkollë/ Banorët: Lista me premtime “shkon” deri në Sarandë
Dikur fshat me emër, por sot është i harruar. Në fshatin Tatzat të Dlevinës prej vitesh politikanët shkojnë vetëm për vota kurse përveç premtimeve deri tani nuk është bërë asgjë. Dita ditës ky fshat po braktiset, pasi mungesa e infrastrukturës e bënë të pamundur jetesën në të. Në Tatzat mungon gjithçka, nuk ka qendër shëndetësore, nuk ka rrugë, ndërsa dritat në kohë me reshje ndërpriten rregullisht.
18 Dhjetor 2018, 18:23