Cërrik/ Lagjja nr 3 e harruar dhe me probleme të theksuara infrastrukturore, banorët: Politika kujtohet vetëm kur ka zgjedhje

50 vjet të harruar nga shteti, kjo është ajo që u anketua banorët e Fermës së Cërrikut në qarkun e Elbasanit, lidhur me infrastrukturën rrugore. Lagja e cila banohet nga 5500 banor nga viti i kaluar është pjesë e Bashkisë Cërrik, i cili duket se nuk ekziston për këtë lagje.

Nga një vëzhgim i kryer në këtë lagje rezulton se krahas varfërisë këta banorë vuajnë  edhe problemin e infrastrukturës. Një rrugë e kësaj lagje ka nisur të riparohet kohët e fundit, por firma duket se ka braktisur punimet me kohë, ndërsa afati i dhënë nga bashkia ishte vetëm 60 ditë.

Banorët thonë se politika kujtohet vetëm kur ka zgjedhje dhe pasi ato mbarojnë gjithaçka mbetet si më parë.

"Mesa mbaj mend unë, qëkur kam ardhur, kjo problematikë ka qenë. Baltë, ujë, nuk i cojmë dot fëmijët në kopësht. Nuk ka patur fare investime", u shpreh një banore. "Gjatë 35 viteve kështu ka qenë, hedhin zhavorr për një muaj, por që prapë baltë rri", tha një tjetër. 

Lagjia nr 3 në Cerrik e harruar tërësisht nga institucionet duket se edhe shumë kohë nuk do të ketë lidhje me infrastrukturën, pasi sipas Bashkisë do të duhen 6-7 buxhete për të investuar në këto zona kaq problematike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?