-
FOTO/ Protesta kundër rritjes së çmimeve, FNSH në gatishmëri pas kryeministrisë
Në Tiranë do të protestohet sërish sot kundër rritjes së çmimeve. Ndërkohë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë edhe shumë forca policie. Furgonat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë para pas kryeministrisë.
19 Mars 2022, 11:01 -
Pamje ekskluzive me dron/ Paralajmëruan se do zgjaste 24 orë, protesta në Tiranë kundër rritjes së çmimeve mbyllet pas 10 orësh! Të pranishëm deputetë e militantë të Berishës
Zgjati rreth 10 orë protesta e së shtunës ne Tiranë kundër rritjes së çmimeve. Ndonëse u njoftua të ishte 24 orëshe, numri i ulët i pjesëmarrësve bëri që ajo të shpërndahej. Në protestë ra në sy prania e deputetëve të PD në krah të foltores, ish deputetëve dhe eksponentë të skeduar në protestën e 8 janarit në selinë e PD të cilët thyen godinën.
19 Mars 2022, 10:57 -
Bordi i Transparencës/ Ministrja Delina Ibrahimaj në ‘Pa Protokoll’: Zbresim ekipet në terren për të monitoruar abuzimet me çmimet treg
Menjëherë pas ngritjes së Bordit të Transparencës, ekipet monitoruese do të zbresin në terren për të monitoruar tregun dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet. Kjo është bërë me dije nga ministrja e financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV.
18 Mars 2022, 22:29 -
Berat/Shoqërohen në polici pas protestës për rritjen e çmimeve dy Imamë, mbahen për më shumë se 5 orë: Na akuzojnë për terroristë të dyshimtë për shkak të postimeve në facebook
Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, policia ka shoqëruar sot dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora, si pjesëmarrës.
18 Mars 2022, 22:18 -
Pushtimi i Ukrainës, Rusa pritet të transferojë trupa nga Armenia
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njofton se Rusia synon të transferojë trupa në Ukrainë nga baza ushtarake 102 e vendosur në Gyumri në Armeni, rreth 100 km nga kryeqyteti Lerevan, shkruan The Kyiv Independent.
18 Mars 2022, 21:38 -
‘Me 130-140 euro në muaj s’konsiderohesh i varfër’, ministrja e Financave sqaron deklaratën që bëri xhiro në rrjet
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka sqaruar deklaratën e bërë një ditë më parë ku ka thënë se që një person të mos konsiderohet i varfër duhet të gjenerojë 130-140 euro. Ibrahimaj sqaroi sot deklratën duke thënë se kjo është një e dhënë e llogaritur
18 Mars 2022, 21:24 -
Ministrja e Bujqësisë: Optimistë për përmbushjen e nevojave të tregut për furnizimin me grurë! Direktiva nga Komiteti i menaxhimit të krizës në BE se ç’po ndodh me tregjet
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se qeveria është duke monitoruar situatën në treg për sa i përket mallrave bazë, në mënyrë që të orientohet drejt tregjeve të reja në rast se do të ketë mungesa të produkteve të caktuara. Krifca tha se Ministria e Bujqësisë &
18 Mars 2022, 21:19 -
Ministrja e Financave: Nuk do heqim TVSH në produktet e shportës, nuk ndikon tek konsumatori por rrit fitimin e tregtarëve
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj bëri me dije se nuk do të hiqet TVSH për produktet e shportës, pasi kjo nuk ndikon tek konsumatori.“Ne nuk do ndërhyjmë në TVSH e produkteve të shportës, çdo vend ka sistemin e vet të taksimit. Vitin e kaluar morëm një vendim i cili prek pjes&e
18 Mars 2022, 21:10 -
Rritja e çmimeve të ushqimeve, mblidhet Bordi, Ministrja e Financave: Kompanitë s'do kenë marzh fitimi! Garanci monetare për tregtarët, familjet s'do paguajnë më shumë seç duhet
Ministrja Ibrahimaj u shpreh se ishte rënë dakord me kompanitë se nuk do të kenë marzh fitimi, duke shtuar se nesër do vijojnë takimet për përcaktimin e instrumentit që do bëjë transparencë për çmimet e produkteve të shportës në pikat e tregtimit me pakicë. Ajo theksoi po ashtu se nuk do të hiqet TVSH për ushqimet, pasi një gjë e tillë nuk do të ndihmonte aspak konsumatorët, por rrit fitimet për tregtarët. Ministrja e Bujqësisë deklaroi se nuk do ketë mungesë gruri në treg.
18 Mars 2022, 20:59 -
-
Ekonomisti Shano: Taksa e qarkullimit te karburanti s'mund të hiqet, do përfitonin vetëm kompanitë që e tregtojnë! Qeveria të hartojë paketë ndihme për konsumatorin
Për shkak të rritjes së çmimeve, protestuesit dhe opozita kanë kërkuar heqjen e taksës 240 lekë të qarkullimit nga karburantit. Por ekonomisti Dritan Shano thotë në Report Tv se kjo nuk është e mundur, pasi do të përfitonin vetëm kompanitë prodhuese dhe ato tregtuese të karburantit.
18 Mars 2022, 18:37 -
Çmimet e larta rritën të ardhurat nga tatimet e doganat, Ministria e Financave: Në 2 muajt e parë të 2022, 11.6 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin e kaluar
Çmimet e larta goditën konsumatorët, por kjo valë shtrenjtimi ka rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Ministria e Financave thotë se në 2 muajt e parë të këtij viti të ardhurat nga taksat janë rritur me 11.6 miliardë lekë më shumë krahasuar me 2021-shin.
18 Mars 2022, 18:04 -
Rritën në bllok çmimin e vajit me 7.5% nga muaji shkurt mund të bjerë në kundërshtim me ligjin, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin e thelluar ndaj 9 ndërmarrjeve
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar sot nisjen e hetimit të thelluar ndaj 9 ndërmarrjeve në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal. Rezulton se nga muaji shkurt, këto ndërmarrje kanë rritur me 7.5% çmimin e vajit, gjë që mund të bjerë ndesh me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.
18 Mars 2022, 16:01 -
Ministrja e Infrastrukturës me Shoqatën e Transportit: Bileta s'rritet! Do kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë
Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, gjatë mbledhjes së zhvilluar me me përfaqësues të shoqatave të transportit, tha se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për çdo litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik. Ajo ritheksoi faktin që bileta e autobusit nuk do të rritet në këtë momen
18 Mars 2022, 13:24 -
Kriza energjetike, Rama zbulon planin e kursimit: E hëna pa makina, për të kursyer, jo për ekologji! Do të ketë ditë që do punojmë nga shtëpia
Kryeministri Edi Rama zbuloi një ndër pika e draftit të papublikuar të qeverisë lidhur me përballimin e krizës, duke thënë se ditët e hëna do të jenë pa makina dhe kjo për të kursyer.Ai tha se do të ketë edhe ditë kur do të duhet të punojmë nga shtëpia për t&eu
18 Mars 2022, 13:15 -
Rritja e çmimeve, Rama: Në këtë luftë duhet të jemi bashkë, sharlatanë të pashpirt yshtin popullin për të nxitur përçarje
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj atyre që nxisin protestë duke i cilësuar si delirantë dhe sharlatanë që yshtin popullin për të nxitur përçarje në një kohë që duhet të jenë të bashkuar"Thelbi në këtë përpjeke tonë ne nuk mund ti b&
18 Mars 2022, 13:12 -
Kriza energjetike, Rama: Do përballemi me mungesa si në 1974 kur Shqipëria s'ishte pjesë e botës, por e bunkerëve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij solli në vëmendje njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ku thuhej se bota do të përballet me mungesa dhe se ky është problemi kryesor, jo shtrenjtimi.Rama iu referua krizës së 1974 kur Shqipëria sipas tij nuk ishte pjesë e botës, por e bunkier&
18 Mars 2022, 12:57 -
Kriza energjetike, Rama me përfaqësues të shoqatave të transportit: Nuk do ia dilnit edhe po të rrisnit biletën e autobusit, do të mbrojmë qytetarët
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e shoqatave të transportit tha se edhe nëse do të kishin rritur çmimin e biletës, nuk do ia kishin dalë të përballonin krizë. Ai theksoi faktin se qeveria ka dhënë fondin prej 5000 milionë lekësh pikërisht për të mbrojtur konsumatorin e thjesht
18 Mars 2022, 12:50 -
Rama me shoqatat e transportit: Gati plani i kursimit, opsione e hëna dita pa makina dhe puna nga shtëpia! 500 mln lekë për të mos rritur çmimin e biletës
Për të përballuar atë që mund të kthehet në një rrezik potencial të mungesës së furnizimit me energji elektrike dhe me naftë, qeveria ka ndërmarrë një plan kursimi. Pika e parë që u zbatua është për administratën, që të hënën e 21 marsit do të jetë pushim, ndërsa po shikohet edhe mundësia e punës nga shtëpia në 3 ditë të javës. Po ashtu, Rama paralajmëroi se mund të merret një tjetë vendim për ta kthyer të hënën në ditën pa makina.
18 Mars 2022, 12:44 -
Nesër tubim në 11:00, 'profesionistja' e protestave: Masat e qeverisë s'na mbrojnë nga abuzimet! Të hiqet taksat e naftës, ajo e qarkullimit dhe TVSH e produkteve të shportës
Organizatorët e protestës për rritjen e çmimeve kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta që edhe mund të përshkallëzohen duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë. Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet që të zhvillohet protesta në Tiranë, ku qytetarët do të mblidhen nga e gjithë Shqipëria për të marshuar nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.
18 Mars 2022, 11:32
