-
Osmani takon partitë parlamentare në përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin në Kuvend
Presidentja Vjosa Osmani i ka nisur të enjten takimet me shefat e partive parlamentare, në përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin politike, pas dështimeve të njëpasnjëshme të deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
15 Maj 2025, 14:31 -
-
Ngërçi politik/ Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Ligjbërësit refuzuan për të shtatën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.
13 Maj 2025, 10:49 -
-
Ngërçi politik/ Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës
Kushtetuta i jep të drejtë partisë fituese të propozojë kandidatin për kryeparlamentar, dhe kryeministri në detyrë, njëherësh udhëheqës i LVV-së, Albin Kurti, përsëriti ditë më parë se partia nuk e ka ndër mend të sjellë kandidat tjetër pos Haxhiut, duke thënë se është detyrë e të gjitha partive parlamentare ta konstituojnë Kuvendin.
12 Maj 2025, 12:54 -
Ngërçi politik në Kosovë/ Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën e votave, duke thënë se emërimi i kryeparlamentarit dhe formimi i Kuvendit të ri është detyrë e të gjitha partive parlamentare.
10 Maj 2025, 12:42 -
Dështon seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish - në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë - ta konstituojnë Kuvendin e ri. Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe sot kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
9 Maj 2025, 08:41 -
Ngërçi politik/ Nënkryetari i LDK për Report Tv: Një qeveri tranzicioni do t'i jepte oksigjen politik Kosovës! Jemi peng i veprimeve të Kurtit
Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetari i Vetëvendosjes në seancën e 12-të të konstituimit të Kuvendit, një ditë më parë tha se e refuzonte ofertën e LDK për një qeveri trazincioni. Lutfi Haziri tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo është një situatë e re për poltikën në Kosovë.
8 Maj 2025, 15:03 -
Ngërçi politik në Kosovë/ Kryetari i LDK: Oferta për qeveri tranzicioni mbetet, nisim punën për zgjedhjet lokale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjidhja që partia e tij ka ofruar për të dalë nga ngërçi politik, përmes një qeverie tranzitore, mbetet në tryezë, por shtoi se ajo ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
8 Maj 2025, 13:41 -
Dështon tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë! Kurti kundër propozimit të LDK për qeveri tranzicioni! Kos: Duhet të krijojnë sa më parë institucionet
Për të 12-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Seanca e ardhshme do të mbahet më 9 maj në fillim prej orës 10:00.
7 Maj 2025, 08:53 -
Ngërçi politik në Kosovë, kryetari i LDK-së refuzon koalicionin qeverisës me Kurtin: Të bëhet qeveri tranzicioni deri në zgjedhjen e presidentit të ri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare të takohen së bashku për ta formuar një qeveri tranzicionale dhe “unifikuese”.
6 Maj 2025, 14:47 -
Kurti i dërgoi letër kryetarit të LDK për koalicion, reagon Abdixhiku: Do e lexoj dhe më pas do i kthej përgjigje
Foto: Lumir AbdixhikuKryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, pas ftesës së Kurtit për një koalicion mes dy partie është shprehur se do t’i kthejë përgjigje me koh&am
5 Maj 2025, 14:51 -
Ngërçi politik në Kosovë, Kurti letër Abdixhikut: Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime
Foto: Albin KurtiKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën thuhej se janë të interesuar për koalicion qeverisë
5 Maj 2025, 11:14 -
Dështon për herë të njëmbëdhetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës! Nuk u ngrit komisioni i votimit për zgjedhjen e kryetarit! Kurti fton LDK-në për koalicion me LVV-në
Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të tretën herë rresht që ta formojnë një komision për votimin e fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
5 Maj 2025, 09:45 -
Ngërçi politik në Kosovë, dështon seanca e 10 e konstituimit të parlamentit të ri! Nuk u votua komisioni për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.
3 Maj 2025, 08:24 -
Konstitimi i Kuvendit dështoi për herë të nëntë, analisti për Report Tv: Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse VV nuk tërheqin emrin e Haxhiut
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi për të nëntën herë. Në lidhje me këtë ngërç politik analisti Valon Arifi tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se nëse VV vazhdon të propozojë emrin e Albulena Haxhiut ngërçi do të vijojë.
1 Maj 2025, 14:54 -
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit propozohet të bëhet me votim të fshehtë! PDK e LDK e refuzojnë
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.Ai ka propozuar që votimi të kryhet "me fletvotime fizike".Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se par
1 Maj 2025, 10:54 -
Dështon seanca e 9-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nuk u ngrit komisioni për votimin e fshehtë për kryeparlamentaren
Një tjetër tentativë për të konstituuar parlamentin dështoi në Kosovë. Vetëvendosje propozoi këtë radhë votimin e fshehtë me shpresën e rrjedhjes së votave nga grupet e tjera parlamentare. Opozita nuk mori pjesë në votim dhe akuzoi Vetëvendosjen për shkelje kushtetuese. Kreu i PDK përmendi edhe zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje
1 Maj 2025, 08:58 -
Albin Kurti thërret në takim liderët e PDK dhe LDK për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive më të mëdha parlamentare, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për konstituimin e vonuar të Kuvendit të Kosovës.
30 Prill 2025, 18:27 -
Raporti për të drejtat e njeriut/ Amnesty International liston ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës
Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar kolapsin klimatik, si dhe reagimi në rritje në mbarë botën kundër të drejtave të migrantëve, refugjatëve, grave, vajzave dhe personave LGBTI, janë çështje që janë ngritur në raportin vjetor për të drejtat e njeriut të organizatës ndërkombëtare, Amnesty International
29 Prill 2025, 11:36