-
Ngërçi politik në Kosovë, dështon edhe seanca e 43-të për konstituimin e Kuvendit! Mandati i deputetëve në rrezik?
Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare - përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe - refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën.
7 Korrik 2025, 07:55 -
Sveçla: Numri nga i cili u kërcënua Kuvendi është i regjistruar në Serbi
Kërcënimi me bombë të shtunën në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës - që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje - ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare.
6 Korrik 2025, 16:54 -
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me kërcënimin me bombë një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës. Blutë bëjnë me dije se do të vazhdojnë hetimet për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimiit që janë përdorur në këtë kërcënim.
6 Korrik 2025, 08:53 -
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, gazetari për Report Tv: Telefonata mbërriti në zyrën e Konjufcës! Policia po kontrollon edhe makinat e deputetëve
Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit e tjerë në ndërtesën e Kuvendit të largohen, ndërsa pritej të mbahej seanca e konstituive, pas dyshimeve për një kërcënim me bombë. Gazetari Venhar Isufi nga Kosova dha detaje në një lidhje live p&eu
5 Korrik 2025, 12:20 -
Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, nis kontrolli nga policia (VIDEO)
Pas kërcënimeve për bombë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, Policia na nis kontrollin e ndërtesës dhe makinave që gjenden në parkingun e këtij institucioni.Ndërkohë, deputetët, punonjësit dhe gazetarët janë larguar nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit.
5 Korrik 2025, 12:13 -
-
Dështon për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, e radhës më 7 korrik! Alarmi për bombë i rremë
Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të hënën, më 7 korrik. Të pranishëm ishin vetëm 74 deputetë, nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Seanca zgjati vetëm pak minuta. Gjykata ka lënë afat deri më 26 korrik. Kjo është hera e 42-të që deputetët u mblodhën, që nga 15 prilli, dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues. Alarmi i rremë për bombë paradite në Kuvendin e Kosovës shtyu seancën në mbrëmje. Prokurori: Autori foli anglisht dhe me theks nga një shtet jomiqësor!
5 Korrik 2025, 11:25 -
Ngërçi në parlament/ PDK dhe LDK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
Pas seancës së kësaj të enjteje Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njoftoi se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit u shpreh me një aktgjykim ku kërkoi konstituimin e parlamentit brenda 30 ditëve, që rezulton me javën e fundit të Korrikut.Sipas Krasniqit tre seancat e fundit në parla
3 Korrik 2025, 16:48 -
Kosova pa parlament edhe pas tentativës së 41 për konstituim
Mbledhja e deputetëve në Prishtinë nuk solli asgjë të re as këtë të enjte. Konstituimi nuk u arrit, ndërsa vazhdimi i seancës u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari për të vijuar pas dy ditësh. Ngërçi i ri tashmë është tek interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e cila urdhëroi kons
3 Korrik 2025, 11:51 -
Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve (VIDEO)
Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë.Koci ka sjellë në ambientet e jashtme të Parlamentit katër gomerë. Sipas tij, ata simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve për moskonsitituimin e K
3 Korrik 2025, 11:15 -
-
-
Kurti pas takimit me Osmanin: Do bëjmë çmos të konstituojmë kuvendin, presim takimet me partitë e tjera
Foto: Albin Kurti dhe Vjosa OsmaniKa përfunduar në Prishtinë takimi mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kreut të LVV Albin Kurti, në kuadër të përpjekjeve të Presidentes për zgji
2 Korrik 2025, 12:46 -
Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani nis takimet me krerët e partive! Kurti: Do bëjmë çmos të konstituojmë parlamentin
Presidentja e Kosovës, nisi sot takimet me krerët e partive më të mëdha politike për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që ka shkaktuar ngërçi në parlament. Albin Kurti pas takimit me kryetaren e shtetit, tha se do të bëhet çmos që kuvendi të konstituohet. Gjykata kushtetuese në një aktgjykim të para 6 ditëve, urdhëroi në mënyrë të paqartë konstiutimin brenda 30 ditëve.
2 Korrik 2025, 09:43 -
Kriza politike në Kosovë, Lutfi Bilalli për Report Tv: Mund të arrihet një marrëveshje mes palëve! Serbia në udhëkryq nga protestat
Për ish-diplomatin Lutfi Bilalli, pas ngërçit politikë në Kosovë, mund të kemi edhe arritjen e një marrëveshje mes palëve. Ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka sqaruar se çfarë do të ndodh pas mbarimit 30 ditorë të afatit që ka vendosur.
1 Korrik 2025, 19:13 -
Mbi 50 organizata të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive të zhbllokojnë ngërçin në Kuvendin e Kosovës
Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin në 39 përpjekje radhazi. Dështimi më i fundit erdhi të dielën, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u dha afat kohor prej një muaji.
30 Qershor 2025, 19:37 -
-
Ngërçi politik në Kosovë/ Kurti nuk tërhiqet, fton opozitën të pranojë votimin e fshehtë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i hapur për takime të tjera me liderët e partive politike për zhbllokimin e krizës në Kuvend. Ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsensus e kompromis, megjithatë vazhdoi të insistojë për nevojën e votimit të fshehtë të kryepaelamentarit.
30 Qershor 2025, 14:33 -
Ngërçi politik, Elezi për Report Tv: Kosova në situatë të rëndë politike dhe sigurie
Ashtu si edhe në seancat e kaluara deputetët një ditë më parë dështuan për herën e 38-të që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk arritën të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’, Bedri Elezi tha se në vend është krijuar një situatë serioze.
30 Qershor 2025, 14:01 -
Ngërçi politik në Kosovë, analisti për Report Tv: Kurti është një mashtrues tipik! Vepron vetëm për interesat e veta
Ashtu si edhe në seancat e kaluara, edhe sot deputetët për të 38-ën herë dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Analisti Jeton Halimi përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë tha për Report Tv se Albin Kurti nuk dëshiron që të arrijë një marrëveshje politike.
29 Qershor 2025, 14:00