-
Sa kushton receta? Nga sot rinis në 'Rreze Dielli' për çdo të premte kuici që ju bën fitues
Në emisionin “Rreze Dielli”, çdo të premte përveçse do argëtoheni dhe do mësoni si të gatuani receta të shijshme për të dashurit tuaj, mund edhe të fitoni para nga rubrika-quiz “Sa kushton receta?”. Nëpërmjet kësaj rubrike tërheqëse dhe argëtuese, e vetmja gjë që duhet të bëni është një kalkulim i thjeshtë sesa mund të jetë kostoja e recetave që gatuhen në studion e “Rreze Dielli” nga duar e arta të zonjës Vjollca. Një telefonatë dhe nëse ‘qëlloni në shenjë’, 2 mijë lek do të bëhen tuajat.Ju mund të luani në rubrikën “Sa kushton receta?” çdo ditë të premte, në orën 09:00
27 Shtator 2019, 11:17