Sa kushton receta? Nga sot rinis në 'Rreze Dielli' për çdo të premte kuici që ju bën fitues

Çomlek me mish

Përbërësit:

4-6 racione mish viçi

2 qepë mesatare

1 kg qepë të vogla

2 kokërr hudhër

Dafinë

1 lugë gjelle salsë (konsentrat)

1 gotë verë e kuqe

Piper i zi kokërr

Vaj ulliri

2 lugë gjelle uthull

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Pastrojmë qepët dhe i shpëlajmë ato duke i lënë të plota nëse janë të vogla, sa një arrë e madhe, në rast të kundërt i presim në katërsh.

2 qepët mesatare i grijmë shumë hollë.

Vendosim pak vaj në tigan dhe skuqim mishin derisa të marrë pak ngjyrë dhe shtojmë qepët e grira hollë, i  kavardisim së bashku me mishin derisa qepa të fillojë të zverdhet dhe të shkrihet pak.

Paralel në një tigan tjetër me pak vaj kavardisim qepët e vogla (sa një arrë) derisa ato të zverdhen pak. Më pas i shtojmë në një tenxhere ku kemi mishin, qepët, shtojmë hudhrat, i përziejmë së bashku dhe i shuajmë me verë. E lëmë sa vera të avullojë dhe shtojmë dafinën. Hollojmë salsën me pak ujë dhe e shtojmë në tenxhere. Shtojmë 5-6 kokrra piper të zi, kripë dhe piper nga mulliri dhe një gotë ujë të valuar. Mbyllim kapakun. Ulim temperaturën në nivel mesatar dhe e lemë të ziejë derisa mishi dhe qepa të kenë zier plotësisht. Kjo recetë mund të përfundojë në tenxhere, por në momentin e fundit që bashkojmë përbërësit mund t’i vendosim në një tavë dhe pasi ta kemi mbuluar me letër alumini mund ta vendosim për dy orë në temperaturë 190 gradë Celsius.

 

Revani me niseshte

Përbërës:

 

300 gr niseshte

300 gr sheqer

600 ml ujë

100 gr gjalpë ose vaj

Bajame

Kanellë

Përgatitja

Qërojmë bajamet nga lëkura dhe i pjekim pa yndyrë. Bashkojmë në një tas niseshten  dhe ½ e sheqerit dhe ujë. Pra, raporti është një masë niseshte plus një masë sheqer plus 2 masa ujë, nëse do merrni si njësi matëse një kupë ose një gotë dhe 2 masa ujë.

Përziejmë me dorë niseshten me sheqerin, shtojmë ujin dhe I trazojmë derisa të mos ketë më kokrriza. Nëse nuk mundeni ta trazoni mirë, kalojeni në sitë pasi të ketë shkrirë sheqeri

Vendosim ½ e sheqerit në një tenxhere dhe e lemë të shkrihet derisa të bëhet caramel, shtojmë niseshtene tretur me sheqer dhe e trazojmë me lugë druri ngadalë derisa masa të lidhet dhe të ngurtësohet e të shkëputet lehtë nga luga. Shtojmë bajamet e copëtuara dhe e hedhim masën në një tepsi të lyer me gjalpë.Spërkasim siipër me sheqer dhe e pjekim në furrë derisa sheqeri sipër të karamelizohet. Por nëse nuk doni ta shtroni në tepsi mund ta bëni dhe lugë lugë dhe ta servirni duke e spërkatur verëm me pak kanellë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot