-
Fatmir Mediu nuk i ndahet djegies, edhe pas viktimave të Gërdecit: Ju jeni si qiriri që digjet, për të ndriçuar jetën e të tjerëve!
Fatmir Mediu ka marrë pjesë në takimin e PD për arsimin, i zhvilluar sot në Kamëz me rastin e 7 Marsit. Nuk dihet pse duhej thirrur Mediu për të folur për arsimin, por duket se atij i ka mbetur mendja tek Gërdeci, proces gjyqësor në të cilin është i pandehur aktualisht nga SPAK dhe GJKKO. Ai u kujtoi mësuesve se ata duhet të digjen për të tjerët
7 Mars, 21:40 -
Pasi shkatërroi arsimin me universitetet kioska, Berisha: Do ta bëj madhështor, sa të vij në pushtet
Fjala e kryetarit të PD-së, që është edhe nën akuzë prej më shumë se një viti për korrupsion nga SPAK në aferën “Partizani”, ishte një 'demencë’ në logjikën politike dhe realitetet e përjetuara. Akuzon Ramën se është bërë më keq se Kim Jong-Un dhe thotë se ka përjetuar diktaturën komuniste, kur ka qenë pjesë dhe anëtar i saj. Premton se do zhdukë dhe varfërinë për 3 muaj!
7 Mars, 20:54 -
-
Personazh/ Shkëlqim Ruçaj, mësuesi që nuk 'njeh' moshën e pensionit! Pas gjysmë shekulli në arsim, shkruan libra e konsulton nxënësit
Shkëlqim Ruçaj, mësues në pension ka kontribuar gjysmë shekulli në mësimdhënie, ndërsa tashmë në pension shkruan libra matematike dhe ndihmon nxënësit të përgatiten në provime. Me rastin e 7 Marsit, Report Tv sjell historinë e tij
7 Mars, 17:04 -
Personazh/ Mësuesi në pension, Ali Sadikaj shërbeu një jetë në arsim: Boja e shkrimit të nxënësve, më e rëndësishme se gjaku i dëshmorëve
Me rastin e 7-Marsit, Report TV sjell historinë e mësuesit në pension Ali Sadikaj, i cili ka shërbyer jo vetëm si mësimdhënës por dhe si model frymëzimi
7 Mars, 16:47 -
VIDEOLAJM/ 7 marsi, efektivët e policisë së Vlorës shpërndajë lule për mësuesit në shkolla
Sektori i qarkullimit rrugor në Vlorë ka shpërndarë lule për mësuesit me rastin e 7-8 marsit. Efektivë të policisë kanë qenë ditën sotme në shkollat e qytetit për të kujtuar dhe uruar mësuesit në kuadër të festës së tyre.
7 Mars, 16:27 -
7 Marsi, Spiropali: Pas çdo historie suksesi ka pasur një mësues që ka nxitur ambicien dhe ka forcuar besimin
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit. Përmes një video-mesazhi Spiropali shprehet se pas çdo historie suksesi ka pasur një mësues që ka nxitur ambicien dhe ka forcuar besimin.Më tej kryetarja e Kuvendit nënvizon se do të vazhdojnë të rrisin investimet pë
7 Mars, 13:26 -
-
-
Nxënësit lule e dhurata mësuesve: Urime 7 marsin! Rama: Do ua çojmë pagat mesatare 1 mijë euro
Rrugët e kryeqytetit gumëzhinë këtë mëngjes nga nxënësit, të cilët me buqeta lulesh e dhurata iu drejtuan shkollave për të uruar mësuesit. Urime përcollën edhe krerët më të lartë të shtetit, me Kryeministrin Rama që tha se objektivi është që paga mesatare t’i kalojë 1000 euro nga 950 që është aktualisht. Opozita kërkoi trajtim më dinjitoz për arsimtarët.
7 Mars, 12:19 -
-
7 Marsi/ Veliaj letër urimi mësuesve nga burgu: Do kisha dashur që këto fjalë zemre t’ua shkruaja nga zyra! Padyshim që do të vij i ndershëm, kemi ende shumë punë të mira për të bërë
Pavarësisht situatës ku ndodhet, ai u ka dërguar një letër të gjithë mësuesve, duke i falënderuar për kontributin e tyre dhe duke u shprehur mirënjohje për punën e palodhur në edukimin e brezave.
7 Mars, 09:53 -
-
Sot 7 marsi/ Mesazhe falenderimi dhe lule për mësuesit! Më pak nxënës, por më shumë ngarkesë për ta! Rama: Mirënjohje për dijen që kultivojnë
Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin shkollor 2023-2024 një mësues në para-universitar mësoi mesatarisht 11.4 nxënës, nga 18.9 në vitin 2000 dhe 16.1 në vitin 2010.
7 Mars, 07:26 -
-
7 Marsi, nxënësit e shkollës 'Servete Maçi' mbjellin pemë për mësuesit, Veliaj: Shembulli se na duhen qytetarë të mirë, që vendi të ecë përpara
Festa e mësuesit ka qenë një simbolikë e bukur për nxënësit e shkollës “Servete Maçi”. Ata kanë zgjedhur të japin kontributin e tyre, duke mbjellë pemë në parkun e Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua aksionit, vuri në dukje se përveç të qenit nxënës të mirë në mësime, mbi të gjitha, është shumë e rëndësishme fakti i të qenit qytetarë të mirë.
7 Mars 2024, 17:22 -
-
Mësuesja bën apel për '7 Marsin': Sa më shumë dashuri për këtë profesion
Mësuesja Tatjana Jaupaj dha një apel për të gjithë ata që duan të bëhen mësues në të ardhmen, duke thënë se është një profesion i këndshëm dhe të shprehin sa më shumë dashuri për këtë profesion.‘Apeli im është
7 Mars 2024, 14:46 -
'7 Marsi'/ Isa Halilaj: Në vend janë 3000 mësues jashtë profilit
Kreu i Sindikatës së Mësuesve, Isa Halilaj tregoi se në vend janë 3000 mësues që janë jashtë profilit, ndërsa shtoi se nëse nuk merren masa shumë shpejt do të jemi pa mësues.'Nëse nuk merren masa të shpejta pas disa vitesh do të jemi pa mësues. Kemi munge
7 Mars 2024, 14:38 -
Dita e Mësuesit/ Nora Malaj: Është profesion misionar! Brezi i ri duhet parë me dashuri
Pedagogia Nora Malaj u shpreh se çdo mësues duhet të reflektoj në sjelljen me brezin e ri, që me aftësi pedagogjike të modelojë cilindo që krijon probleme'Gjithmonë brezat thonë në kohën tonë kanë qenë më mirë, unë them që secili brez
7 Mars 2024, 14:32
