-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
15 mijë qytetarë me statusin e ish-pronarit do të përfitojnë nga kompensimi i pronave, dosjet e të cilëve kanë qënë në pritje prej vitesh. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndau lajmin e mirë në ditën e fundit të vitit, ku theksoi se qeveria ka disbursuar një fond prej 30 mln eurosh në total. Nga ky process kanë përfituar edhe komunitetet fetare, ndërsa në total vlera e kompensimit kap 30 mln euro.
31 Dhjetor 2024, 11:18 -
Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces
Ministria e Drejtësisë kërkon shtyrjen e afatit për kompensimin financiar të ish- pronarëve. Në projektligjin që është hedhur në konsultim kërkohen edhe 4 vite shtesë për të mbyllur shqyrtimin dhe kompensimin e mbi 5 mijë dosjeve. Afati propozohet të shtyhet nga 2026-ta në vitin 2028.
4 Dhjetor 2024, 15:53 -
Ekonomi
Rritet me 18 mld lekë fatura për kompensimin e pronave! Në 5 vite janë paguar vetëm 788 ish-pronarë, Manja: Përfundoni procesin
Që nga viti 2016 deri në fund të vitit që shkoi ka përfunduar kompensimi për 788 ish-pronarë, nga 18 mijë dosje të vlerësuara financiarisht. Gjatë raportimit të kryetares së Agjencisë së Trajtimit të Pronave Jonida Baçi, kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja kërkoi përshpejtim të kompensimit të dosjeve, dhe përmbyllje të procesit, në kushtet kur 2026-a përcakton limitin ligjor.
7 Qershor 2021, 16:58 -
Ish-pronarët kundër projektligjit për pronat: Nuk na jep zgjidhje, toka u kalon zaptuesve
Ish pronarët kanë ankesa për projektligjin e ri të pronave. Për kreun e Shoqatës Pronësi me Drejtësi ky draft nuk ua jep tokën bujqësore pronarëve por zaptuesve. Sipas Myrshit Vorpsit me këtë projektligj qeveria po mbyll 10 mijë dosje të ish pronarëve për kompensim, pasi vlera e tyre arrin në 5 miliardë euro.
5 Mars 2020, 19:24