-
Para negociatave me Rusinë, SHBA takohet me Ukrainën dhe europianët! Witkoff: Çdo marrëveshje duhet të respektojë kufijtë dhe sovranitetin e Kievit
Çdo marrëveshje e ardhshme për paqen në Ukrainë duhet të respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit në vendimmarrje, si dhe të ofrojë garanci të besueshme sigurie.
10 Nëntor, 11:48 -
Negociatat për paqen në Ukrainë, Zelensky: Bisedimet në Abu Dhabi konstruktive, lirimi i të burgosurve prioritet! Rubio: Ka ende shumë punë për të bërë! Lavrov kundër armëpushimit të kërkuar nga BE
SHBA-ja, Ukraina dhe vendet europiane kanë rënë dakord të shqyrtojnë rishikimin e marrëveshjeve të sigurisë në Europë, për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë
10 Nëntor, 09:03 -
Sekreti i Moskës del në dritë, hakerët zbulojnë shifrën e 400 mijë ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë! Dyshime për përfshirjen e inteligjencës evropiane në operacion
Shifrat kaq të jashtëzakonshme të të vrarëve nuk mund të gjendeshin në ndonjë dosje të zakonshme dixhitale të institutit rus të statistikave, Rosstat. Ky sekret duhej të ishte objekt i një mbikëqyrjeje jashtëzakonisht të rreptë nga ana e një superfuqie me përvojë të madhe në të gjitha format e luftës informatike.
10 Nëntor, 08:08 -
Ukraina godet me dronë rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Rusi
Sulmi me dronë ndaj rafinerisë KINEF në rajonin e Leningradit ka shkaktuar dëme në tri njësi kryesore të përpunimit të naftës. Ndërkohë, kompania ruse Rosneft ka vendosur kufizime në shitjen e karburantit në gjashtë rajone të vendit, duke kufizuar sasinë që mund të blejnë drejtuesit e automjeteve.
9 Nëntor, 20:14 -
Prag-bisedimesh mes Kievit e Moskës në Abu Dhabi, Trump: Ukraina e pasluftës do të ketë një formë tjetër!
Presidenti amerikan shprehu bindjen se një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës është pranë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella për lëshimet territoriale dhe garancitë e sigurisë në periudhën e pasluftës.
9 Nëntor, 19:22 -
Sulmet ruse lënë mbi 850 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë, Zelensky raporton për një tjetër sulm me dronë në Komyshuvakha: Mund të ketë njerëz nën rrënoja
Sulmet ruse gjatë natës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 850 mijë persona në disa rajone të Ukrainës. Ndërkohë, presidenti Zelensky ka njoftuar se forcat ruse kanë kryer një tjetër sulm me dronë në Komyshuvakha, në zonën ku po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pas bombardimit të së hënës, ku mbetën të vrarë të paktën 55 persona.
8 Nëntor, 22:31 -
Tigrat kthehen në Kazakistan pas 80 vitesh, por jo të gjithë i mirëpresin
Sa i përket biznesit të tij, ku ai ka shtëpiza për peshkatarët, Bilyachenko tha se parashikon që të ketë pak ndikim në një të ardhme të afërt, megjithëse kjo mund të ndryshojë. Dy këlyshë të tjerë tigrash pritet të lëshohen në rezervat në vitin 2027, ndërsa synimi përfundimtar është që rreth 50 tigra të enden në natyrën e egër të Kazakistanit.
8 Nëntor, 22:05 -
Gjermania ndërpret furnizimet me raketa Patriot për Ukrainën: S’mund të bëjmë më tepër! Rusia rrëzon 142 dronë ukrainas
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se Gjermania nuk mund ta furnizojë më Ukrainën me sisteme Patriot, pasi kjo do të rrezikonte sigurinë e saj, duke u bërë thirrje aleatëve të shtojnë ndihmën ushtarake. Volodymyr Zelensky paralajmëroi se mungesa e raketave Patriot po e bën Ukrainën më të pambrojtur ndaj sulmeve ruse.
8 Nëntor, 07:45 -
-
-
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse
Paketa e tetorit përfshin 826 kompani ruse dhe 743 persona që drejtojnë këto kompani. Sipas arsyetimit të Këshillit të BE-së, kompanitë janë pjesë e kompleksit ushtarako-industrial rus, ndërsa personat janë përfshirë në listën e sanksioneve për shkak të mbështetjes që i japin këtij sektori.
3 Nëntor, 17:04 -
-
Zelensky ngre alarmin përpara zgjedhjeve në SHBA: Putin po përgatit sulme ndaj Ukrainës, synon të paralizojë Kievin
Sipas presidentit ukrainas në javët e fundit Kievi është përballur me sulme të vazhdueshme, si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Ai pretendoi se kryeqyteti është goditur me 300 deri në 500 sulme në ditë, duke vënë në dukje se objektivat ruse nuk kufizohen vetëm te infrastruktura ushtarake.
2 Nëntor, 21:43 -
Ukraina vijon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës! Zelensky: Raketat amerikane ‘patriot’ ose nuk ndalojmë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky injoron një kërkesë të shba për të mos sulmuar rafineritë ruse të naftës dhe thotë se do ta bëjë këtë kur Uashingtoni ta furnizojë me raketa patriot. Këtë të hënë dronët e Kievit shpërthyen në një rafineri të rëndësishme ruse që përpunon naftën të cilën eksporton Moska.
2 Nëntor, 14:59 -
Lufta/ Sulm kibernetik ndaj Ukrainës dhe Rusisë, hakohen aplikacionet e emergjencave, qytetarët marrin paralajmërime për kërcënime bërthamore dhe kimike
Forcat Ajrore të Ukrainës kanë deklaruar se aplikacioni kombëtar për paralajmërim për sulme ajrore ka pësuar ndërhyrje të jashtme. Një grup spiunazhi ukrainas pretendoi se përdoruesve u ishin dërguar paralajmërime të rreme për sulme bërthamore brenda Rusisë
2 Nëntor, 07:34 -
Sekretari amerikan Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet e SHBA-së me Rusinë
Rubio përmendi gjithashtu arsenalin bërthamor të Rusisë si një arsye për ruajtjen e komunikimit mes Uashingtonit dhe Moskës, pavarësisht gjendjes së marrëdhënieve dypalëshe.
1 Nëntor, 10:47 -
-
Zelensky zhvillon sot takim me Erdoganin në Turqi, në fokus rifillimi i negociatave për përfundimin e luftës me Rusinë
Takimim zhvillohet me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan në Stamboll, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t'i dhënë fund luftës me Rusinë e cila vijon prej më shumë se katër vitesh e gjysmë.
31 Tetor, 09:12 -
Lufta/ Rusia sulmon me dronë termocentralin e Kievit! Kryeqyteti mbetet pa energji elektrike dhe pa ujë
Rusia ka përshkallëzuar sulmet në Ukrainë. Gjatë orëve të natës forcat ruse goditën me dron një një termocentral në Kiev, duke lënë pa energji, distriktet Obolonskyi, Darnytskyi, Desnianskyi dhe Podilskyi.
31 Tetor, 08:31 -
Ukrainë/ Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor, 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur! Mes viktimave edhe dy vajza
Sipas autoriteteve ukrainase në momentin e sulmit në Dnipro, në platformë ndodheshin pasagjerë që prisnin trenat. Sulmi shkaktoi dëme të mëdha, duke lënë trenin me xhama të thyer dhe platformën të dëmtuar rëndë.
29 Tetor, 16:29