-
Aksidentohet autobusi me gjimnazistë në Qafë Thanë, shoferi shmangu greminën, policia: Shkak pakujdesia
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në kthesat e Qafë Thanës, ndërsa të lënduar kanë mbetur shtatë gjimnazistë, por jashtë rrezikut për jetën dhe pas ndihmës kanë lënë spitalin. Autobusi me gjimnazistët e një shkolle nga Roskoveci po kthehej pas një ekskursioni në Pogradec. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë dhe pakujdesia e shoferit.
16 Nëntor 2018, 17:03 -
-