Autobusi me 40 gjimnazistë që u aksidentua mbrëmë në kthesat e Qafë Thanës ka qenë duke lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar. Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja, shprehet se bazuar nga informacionet nga grupi hetimor, autobusi ka qenë duke ecur me 75 km/ h në momentin që është futur në kthesën që u aksidentua, ndërkohë që në atë pjesë të segmentit shpejtësia e lejuar ishte 40 km/ h.
Jo vetëm në kthesën që aksidentua, por edhe gjatë lëvizjes nga Pogradeci dhe deri në Qafë Thanë ku doli nga rruga, autobusi sipas të dhënave ka qenë me shpejtësi. Rezultatet për shpejtësinë kanë dalë nga analizimi i tahografit, pajisje e montuar në bordin e automjetit dhe shërben për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjetit.
Ndërkohë që segmenti ku autobusi u përplas me bordurat metalike nuk ka sinjalistikë rrugore. Report Tv siguron pamjet e autobusit në momentin që është hequr, por edhe vendi të ngjarjes. Në pamje duken shenjat e gomave kur autobusi ka frenuar, por shoferi nuk ka arritur që ta mbajnë brenda korsisë duke u përplasur me bordurat (Shiko këtu).
Pamjet tregojnë shkatërrimin e bordurës metalike, ndërsa disa gurë kanë mbajtur autobusin larg humnerës, që ndodhej disa centimetra më tej (Shiko këtu). Nga hetimet paraprake, autobusi plotësonte kushtet teknike, ndërsa policia sqaroi mbrëmë se shkak për aksidentin ishte lagështia në rrugë dhe pakujdesia e shoferit. Nga aksidenti mbetën shtatë gjimnazistë të lënduar, por pas marrjes së mjekimit dolën nga spitali (Lexo këtu).
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fluks lëvizjesh në Kapshticë! Punohet me 6 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet
24 Dhjetor, 14:29
-
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:45
-
U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma
18 Dhjetor, 09:35
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor, 18:30
-
Aksident në Berat, makina përfundon në kanal! Tre të plagosur (VIDEO)
17 Dhjetor, 08:17
-
Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy mjete, humb jetën drejtuesi i 'Volkswagen' (EMRI)
11 Dhjetor, 09:02
-
Aksident aksin Përrenjas-Qafë Thanë/ Furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin
5 Dhjetor, 11:30
-
Aksident me vdekje në Kamëz, arrestohet 30-vjeçari! I riu nga Texas përplaset me ‘Audi’-n te Bulevardi i Ri, 4 të plagosur
1 Dhjetor, 12:21
-
Aksident në aksin Lezhë-Laç, një prej mjeteve shpërthen në flakë! Plagosen dy drejtuesit (VIDEO)
1 Dhjetor, 09:54
-
E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, ndërron jetë
26 Nëntor, 13:06
-
Aksident i rëndë në Maliq, furgoni përplaset me makinën! 7 të plagosur, njëri dërgohet te Trauma (VIDEO)
17 Nëntor, 07:56
-
Elbasan/ Aksident në bulevardin 'Qemal Stafa', automjeti përplas këmbësorin! 54-vjeçari dërgohet në spital
16 Nëntor, 18:40