Aksidentohet autobusi me gjimnazistë në Qafë Thanë, shoferi shmangu greminën, policia: Shkak pakujdesia

Një autobus me gjimnazistë ka rrëshqitur në kthesat e Qafë Thanës duke dalë nga rruga, ndërsa shtatë u lënduan, por jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 minuta. Gjimnazistët e lënduar janë; L. V. 17-vjeçe, E.D. 15-vjeç, N. H. 17-vjeçe, B. Q. 18-vjeç, J. G. 17-vjeç, D.V. 17-vjeç dhe M.V.

Gjimnazistët që u dërguan në spital për ndihmë mjekësore ishin në vendet e para në autobus, ndërsa u lënduan nga copat e xhamit të parë, i cili u thye si pasojë e përplasjes me bordurat e rrugës.

Policia njofton se pas ndihmës mjekësore në qendrën spitalore në Prrenjas dhe në spitalin e Librazhdit ata janë në pritje të autobusit tjetër për t’u larguar për në banesat e tyre.

Report Tv ka siguruar pamjet e autobusit që u aksidentua në Qafë Thanë. Autobusi me gjimnazistët e një shkolle në Rroskovec po kthehej nga Pogradeci, ku të rinjtë ishin në një ekskursion një ditor. 

Por kush ishte shkaku i aksidentit? Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja thotë se autobusi me gjimnazistë rrëshqiti në kthesat e Qafë Thanës duke dalë nga rruga si pasojë e lagështirës, ndërsa shton ai, drejtuesi arriti të manovrojë me shpejtësi duke e përplasur me bordurën mbrojtëse në krahun tjetër duke shmangur greminën.

Por sipas policisë, autobusi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H. u aksidentua për shkak të kushteve të këqija atmosferike, por edhe nga pakujdesia e drejtuesit te mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Autobusi që u aksidentua në Qafë Thanë
 

Ditën e sotme në Pogradec dhe Prrenjas ka pasur disa reshje lokale shiu duke krijuar probleme me qarkullimin. Vetëm ditën e sotme janë regjistruar katër aksidente në Elbasan u përplas për vdekje një person, në Berat u plagosën dy, një në Tiranë, ndërsa në Këlcyrë doli një makinë nga rruga, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:43
Policia jep informacion zyrtar: 7 të lënduar, aksidenti nga pakujdesia e shoferit

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për aksidentin në Qafë Thanë, ndërsa thekson se shkak ka qenë lagështira dhe pakujdesia e shoferit.

Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qaf Thanë, autobusi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobus udhëtonin nxënës të një shkolle të Rroskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit ka dale nga rruga ku per pasojë u lënduan lehtë shtetasit :

L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Ora 18:07
Shkon në shtatë numri i gjimnazistëve që u dërguan për mjekim në Prrenjas

Burime për Report Tv nga spitali i Prrenjasit pohojnë se ka shkuar në shtatë numri i gjimnazistëve që janë dërguar për mjekim, pasi kanë pësuar lëndime të lehta nga aksidenti që u regjistrua pasdite, ku autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga.

Për shkak të mungesës së aparaturave për ekzaminim shtesë janë transportuar në Librazhd dy gjimnazistë. Ata janë lënduar nga copat e xhamit të parë, i cili është thyer nga aksidenti.

Ora 17:45
Aksidenti në Qafë Thanë, gjimnazistët e lënduar dërgohen në spitalin e Prrenjasit

Pesë gjimnazistët që u lënduan nga aksidenti në Qafë Thanë janë dërguar në spitalin e Prrenjasit për ndihmë mjekësore, por raportohet se ndodhen jashtë rrezikut. Ata kanë pësuar dëmtime të lehta nga përplasja e autobusit me bordurën mbrojtëse.

Ora 17:40
REPORT TV siguron pamjet e autobusit me gjimnazistë që u aksidentua në Qafë Thanë

Report Tv ka siguruar pamjet e autobusit që u aksidentua në Qafë Thanë. Në pamjet e publikuara duket autobusi me gjimnazistët që ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën. Pasi autobusi rrëshqiti nga lagështira në rrugë drejtuesi manovroi me shpejtësi duke e përplasur me bordurën mbrojtëse në krahun tjetër duke shmangur greminën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg