-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
Më shumë se 8 milionë euro do të harxhohen nga buxheti i shtetit për vitin 2025 për menaxhimin e mbetjeve. Nga ky fond do të përfitojnë 36 bashki, ku pjesën më të madhe 2.5 milionë € do ta marrë Durrësi, që shpesh ka pasur probleme me trajtimin e plehrave.
9 Dhjetor 2024, 18:41 -
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
Numri i ndërtimeve të reja ka njohur rekord të ri këtë vit. Sipërfaqja e ndërtimeve të reja arrin në mbi 2 milionë metër katror, ku mbizotërojnë lejet për rezidenca me vila apo me pallate, me rekordin në kryeqytet. Vlera e lejeve të dhëna sipas INSTAT arrin në 806 milionë euro.
28 Nëntor 2024, 16:38 -
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
Zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros po godet fort eksportuesit. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet e mallrave për periudhën 10 mujore zbritën nga 3.6 miliardë euro vjet, në 3.1 miliardë euro këtë vit, me tkurrje prej më shumë se 500 milionë euro.
18 Nëntor 2024, 14:15 -
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
Inflacioni në muajin tetor ra në nivelin më të ulët, që prej qershorit të vitit 2021. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se çmimet u rritën me vetëm 1.9%, ku kontributi kryesor u dha nga shtrenjtimi i ushqimeve. Shifrat tregojnë që zarzavatet vijojnë ti kushtojnë më shumë buxhetit të familjeve.
8 Nëntor 2024, 16:58 -
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e cens 2011 dhe 2023. Në anën tjetër rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës.
1 Nëntor 2024, 10:24 -
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
Ky fenomen që ka prekur thuajse çdo sektor të ekonomisë, ishte gjerësisht i dukshëm kur u publikua databaza e pagave, përfshirë edhe sektorin e medias, pasi gazetarë, drejtues, kryeredaktorë e shoferë deklaroheshin me rroga minimale. Fenomen që vijon edhe sot, ku pronarët e mediave, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, ju vonojnë pagat dhe një pjesë ua japin në dorë e tjetrën e kalojnë në bankë. Raste si i medias kishte edhe në arsimin privat, në tregti, turizëm, ndërtim etj
24 Tetor 2024, 16:19 -
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
Në dy dekadat e fundit, nuk ka qenë e vështirë që të shohësh kantiere ndërtimi në Tiranë, panorama e të cilave na jep bindjen që pjesa më e madhe e banorëve banon pikërisht në ndërtesa që i përkasin viteve të fundit.
20 Tetor 2024, 07:46 -
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
Rënia e valutave ka goditur edhe prodhimin shqiptar në tregjet e huaja. Nga janari në shtator sipas INSTAT nga janari në shtator, eksportet u ulën me 47 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë.
18 Tetor 2024, 21:08 -
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
Blerjet nga të huajt po mbajnë çmimet e pronave të larta! Shitjet e apartamenteve në vend kanë arritur në shifra rekord. Sipas të dhënave të INSTAT, në 6 muajt e parë të këtij viti, rritje me 2.7 miliardë lekë krahasuar me vjet
13 Tetor 2024, 17:36 -
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
Shtrenjtimi i ushqimeve po ju kushton shumë familjeve shqiptare të cilat shpenzojnë afro 40% të të ardhurave të tyre për bukë, perime, produkte mishi e bulmet. Raporti i INSTAT tregon familjet në vend shpenzojnë më pak para për shëndet dhe argëtim
4 Tetor 2024, 12:10 -
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
Ekonomia është rritur me 4.06% në tremujorin e dytë të vitit, ndikuar kryesisht prej ndërtimit por edhe prej turizmit. Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, tha se me përjashtim të bujqësisë dhe industrisë nxjerrëse që regjistruan rënie, të gjithë sektorët e tjerë janë rritur në krahasim me vjet.
1 Tetor 2024, 13:29 -
Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 mln turistë në 8 muaj! Vetëm në gusht mbi 2.1 mln të huaj
Më shumë se 8.5 milionë të huaj e kanë vizituar vendin nga janari deri në gusht. INSTAT thotë se numri i turistëve është rritur me 18% krahasuar me vjet. Ndërkohë është rritur edhe numri i shqiptarëve që kanë pushuar jashtë vendit.
25 Shtator 2024, 17:11 -
Turizmi nuk e rriti konsumin, tregtia në rënie të fortë! Krahasuar me korrikun, eksportet ranë me 32% dhe importet me 19%
Konsumi nuk u rrit në kulmin e sezonit turistik edhe pse vendi përjetoi një tjetër bum turistik. Shifrat e INSTAT, treguan se tregtia e mallrave u tkurr në muajin e kaluar, pasi eksportet ranë me 32% dhe importet me 19% krahasuar me korrikun
17 Shtator 2024, 16:45 -
Bien industria dhe energjia në tremujorin e dytë të 2024, prodhimin e mban në këmbë ndërtimi
Sektori i industrisë ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit që të jetë në një situatë të vështirë, duke raportuar rënie me 4.2% të shitjeve, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Ndërtimi ka shënuar një rritje të shitjeve me 17.2%.
17 Shtator 2024, 07:43 -
-
Paga mesatare në Shqipëri 75.114 lekë, në shtet 15 mijë lekë më e lartë se në privat! Bizneset dorështrënguar në paga dhe pse s’kanë punonjës
Rroga mesatare në fund të muajit qershor arriti në 75.114 lekë, duke u rritur me vetëm 89 lekë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Kurse në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar paga mesatare në vend rezulton se është rritur me 4,209 lekë.
10 Shtator 2024, 20:17 -
Buxhetit i mbeten 'stok' paratë e bonusit të bebeve, në 7 muaj shpërndahen 11 milionë euro
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për periudhën Janar-Korrik 2024 janë dhënë për bebet 1.1 miliardë lekë apo rreth 11 milionë euro nga 1.7 miliardë lekë të dhëna në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
7 Shtator 2024, 21:53 -
Importi me i lirë se vjet por pak reflektim në tregun shqiptar! Nafta bie në shifrën me të ulët prej 2022! Shtrenjtohet prodhimi vendas
Çmimet e mallrave të importuara janë më të lira se në vitin e kaluar. Referuar të dhënave, çmimet e importit u ulën me 1% krahasuar me vjet, ndërkohë nafta bruto po tregtohet në vlerën më të ulët që prej vitit 2022. Kjo rënie e çmimeve në tregjet e huaja shumë pak po reflektohet në tregun tonë. Nga ana tjetër prodhimi vendas vijon shtrenjtimin.
6 Shtator 2024, 16:51 -
Statistikat e varfërisë do analizohen për hartimin e politikave sociale
Një Grup Ndërinstitucional i Statistikave të Përfshirjes Sociale (GNSPS), i kryesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe INSTAT do të përpunojnë treguesit aktualë statistikorë të nivelit të jetesës, së buxhetit të familjeve, të anketës së forcave të punës me qëllim monitorimin e përfshirjes sociale në Shqipëri.
3 Shtator 2024, 13:59