-
Ndalon rënia! Inflacioni rritet për herë të parë këtë vit, shtrenjtohen ushqimet, qiratë dhe energjia elektrike
Për herë të parë në këtë vit inflacioni ka ndaluar rënien dhe është rritur përsëri. Sipas të dhënave të INSTAT inflacioni në muajin maj u rrit krahasuar me prillin, si rezultat i shtrenjtimit të ushqimeve, qirave dhe energjisë elektrike.
10 Qershor 2024, 14:59 -
Shqipëria vijon të ketë turistë ‘të lirë’! Të ardhurat në janar-mars nga turizmi arritën 788 mln euro, por një i huaj shpenzoi më pak se vjet
Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se çdo turist i ardhur në vend ka shpenzuar 513 euro për qëndrimin këtu. Vihet re një ulje e shpenzimeve në raport me vitin e kaluar, pasi rezulton që vjet një i huaj në tremujorin e parë të vitit ka shpenzuar në Shqipëri mesatarisht 582 euro.
10 Qershor 2024, 12:04 -
Malli i importit më i lirë, shtrenjtohet prodhimi vendas
Çmimet e mallrave në tregjet ndërkombëtare po bien, ndërkohë e kundërta po ndodh në Shqipëri. INSTAT raporton se kostot e prodhimit në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur me 2.8%, pasi është shtrenjtuar energjia elektrike, furnizimi me ujë dhe industria përpunuese ku përfshihen edhe produktet ushqimore
6 Qershor 2024, 16:01 -
Shqipëria ka 130 mijë ndërmarrje aktive! Rritet prezenca e bizneseve të huaja, kryesisht me pronarë italian
Numri i bizneseve në Shqipëri është rritur me 4.1% përgjatë vitit të kaluar. Instituti i Statistikave raporton se në fund të vitit 2023, ishin 130.338 ndërmarrje ekonomike aktive përjashtuar fermerët. Ndërkohë numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2022 përllogaritej në 125.222 subjekte. Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 13.636 ndërmarrje të reja.
5 Qershor 2024, 18:34 -
Shtyhet me 9 ditë publikimi i të dhënave të Cens-it! Spaho: Ka pretendime se jemi më pak se 1.7 milionë banorë
Rezultatet e Censit të Popullsisë dhe banesave do të publikohen më 28 qershor nga data 19 që ishte parashikuar. Opozita tha se të dhënat duhej të dilnin shpejt pasi u morën online, ndërsa akuzuan qeverinë se ka frikë nga realiteti dhe se po ndërhyn për të shtuar numrin e popullsisë.
27 Maj 2024, 11:15 -
-
Për herë të parë pas 14 muaj rriten lehtë eksportet! Bumi turistik po shton importin e produkteve ushqimore
Për herë të parë pas 14-muajsh janë rritur lehtë eksportet e mallrave. INSTAT thotë se në prill eksportet e mallrave janë rritur me 1.8% krahasuar me vjet. Ndikim pozitiv në rritjen e eksporteve ka dhënë energjia elektrike. Ndërkohë rritja e numrit të turistëve, ka shtuar nevojën për më shumë importe të mallrave ushqimore.
20 Maj 2024, 21:56 -
Bie inflacioni në 2.1%, niveli më i ulët nga 2021, por ushqimet vetëm shtrenjtohen
Inflacioni në muajin prill ka rënë në 2.1% që është niveli më i ulët prej vitin 2021, por nuk ka të ndalur shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin e kaluar çmimet e ushqimeve kanë ndikuar me 0.52% në rritjen e inflacionit, ndërkohë që janë shtrenjtuar edhe qiratë.
8 Maj 2024, 15:27 -
Minimuni jetik në Shqipëri 6 euro në ditë! Avokati i Popullit: Afro 1/3 e qytetarëve jetojnë në varfëri
Të gjithë ata qytetar që shpenzojnë vetëm 6 euro në ditë për të përballuar kostot ditore, nuk konsiderohet i varfër. Ky është kufiri i varfërisë i përllogaritur nga INSTAT, dhe në këtë gjendje janë mbi 576 mijë qytetarë. Këto shifra thotë Avokati i Popullit tregojnë se një e treta e popullsisë është e varfër.
7 Maj 2024, 18:10 -
-
Eksperti rrugor: Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, problem shpejtësia tej normave
Në muajin mars, sipas INSTAT numri i aksidenteve u rrit krahasuar me marsin e vitit 2023. Në muajin mars u regjistruan 107 aksidente rrugore, ndërsa numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 147 persona.
1 Maj 2024, 14:09 -
Çmimi i drithit të importuar, ulje vjetore me 42% në mars 2024, por buka nuk ndryshon
Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së paku 42 për qind më lirë se në marsin e vitit të kaluar, por në tregun e brendshëm, buka dhe produktet e brumit shënuan rritje të mëtejshme të lehtë gjatë muajit mars, raportoi INSTAT.
1 Maj 2024, 07:44 -
1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri! Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura
Teksa popullsia e vendit është në rënie, Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me shtim të numrit të mjeteve.Sipas të dhënave të INSTAT, praktikisht 1 në 4 persona në vend ka një veturë, pasi deri në fund të muajit mars ishin të regjistruar 715.700 autovetura, kurse n&
29 Prill 2024, 18:07 -
Hekurudhat në krizë: Udhëtuan vetëm 873 udhëtarë në 3 muajt e parë të vitit, 47% më pak se vjet! Rënie dhe transporti i mallrave
Shqipëria ka në shfrytëzim 253 km rrjet hekurudhor, por që pjesa më e madhe është në gjendje të amortizuar, kurse trenat të ngjajnë shekullorë. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore: Kufi - Gjorm 93 km, Durrës - Elbasan 76 km, Rrogozhinë – Fier 49 km dhe Fier – Vlorë 35 km.Si pasoj&am
29 Prill 2024, 18:00 -
Bie tregtia e mallrave në rrugë ajrore, por shifra rekord për numrin e fluturimeve dhe të pasagjerëve
Në tre muajit e parë të këtij viti më pak mallra janë transportuar në rrugë ajrore. Sipas Raportit të INSTAT për Statistikat e Transportit Ajror, volumi i mallrave të tregtuara në rrugë ajrore u ul me 9.1% në tre muajit e parë të vitit në raport me vjet.“Volumi i mallrave (duke përfshir&eum
29 Prill 2024, 17:54 -
Më pak vrasje, por më shumë drogë dhe dhunë në familje! Mosha 30-44 vjeç më të 'prirur' për krime
Nëse vrasjet vijojnë të kenë trend rëndës në 2 vitet e fundit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në total për statistikat e krimit. Sipas të dhënave të INSTAT, janë 11.1% më shumë vepra penale në 2023 se në vitin paraardhës dhe po ashtu më shumë se janë edhe autorë. Burrat bëjnë pothuajse të gjitha krimet, ndërsa dhjetori u mbyll me numër më të lartë të burgosurish.
29 Prill 2024, 17:23 -
-
Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros
Bumi turistik ka vijuar edhe në tre muajt e parë të vitit pasi vendi është vizituar nga plot 1.5 milionë të huaj, gati sa dyfishi i vitit të kaluar. Ky fluks turistësh, sipas institucioneve vendase po zhvlerëson valutat, pasi euro po këmbehet me 100.8 lekë dhe dollari ka zbritur në 93.9 lekë.
25 Prill 2024, 14:21 -
Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë
Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i viteve ’90, ai i bareve e restoranteve, e ka marrë sërish veten në vitin 2022, pas rënies që pësoi në periudhën e pandemisë.
22 Prill 2024, 07:27 -
Më shumë të rinj të papunë, Pedagogu: Nuk studiohet nevoja e tregut! Rinia të mbështetet me grante
Papunësia në vend është më e përhapur tek të rinjtë. Shifrat zyrtare tregojnë se mbi 44% e rinisë shqiptare është ekonomikisht jo aktive, ndërkohë që vetëm vjet dolën të papunë mbi 21 mijë të rinj. Ekspertët thonë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me lehtësi fiskale, por duhet të mbështeten studentët me grante për idetë e tyre të biznesit.
17 Prill 2024, 17:03