-
Katër orë i ngujuar në Kuvend, deputeti i PD që qëlloi Ramën del bashkë me grupin
Pas katër orësh ngujim në Kuvend, deputeti Endri Hasa së bashku me grupin kanë dalë nga salla e Kuvendit. Fillimisht u deklarua se do të qëndrojnë deri kur të fillonte seanca pasdite, pasi Hasa nuk do të lejohej nga Garda që të hynte nëse do të dilte, pasi është përjashtuar me 10 ditë. Por rreth orës 14:30 ven
20 Dhjetor 2018, 14:57 -
Balla publikon videon: Ja momenti kur Basha i dha vezët Hasës për të goditur Ramën
Në një moment, Hasa ulet pranë tij dhe sikur pretendon Balla, ka marrë vezët nga xhupi i kreut të PD, i cili e kishte vendosur në karrige. Balla shprehet se është e turpshme se si Basha fshehu vezët ‘nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij’.
20 Dhjetor 2018, 14:03 -
‘Liro sallën se kështu vendosi partia’/ Lapsusi i Ruçit që shkaktoi të qeshura në Kuvend
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një lapsus që ka shkaktuar të qeshura nga deputetët e opozitës në sallën plenare. Teksa po i kërkonte deputetit të PD, Endri Hasa që të dilte nga salla, pasi u përjashtua me 10 ditë se qëlloi kryeministrin me vezë, Ruçi ngatërroi Byronë e Partisë me
20 Dhjetor 2018, 13:54 -
PS kërkon përjashtimin e Lulzim Bashës nga Kuvendi
Partia Socialiste ka kërkuar nga Byroja e Kuvendit përjashtimin e kreut të PD, Lulzim Basha me 10 ditë nga Kuvendi për gjuhën e përdorur në parlament. Ende nuk dihet nëse PS i referohet fjalës së Bashës në fillim të seancës ku iu drejtua socialistëve me fjalët “të poshtër, horra, banditë, dele&rd
20 Dhjetor 2018, 13:36 -
Incidenti në Kuvend, Braçe: Luli i dha vezën deputetit të PD dhe e lëshoi në ‘atentat’; ai po dridhej...
Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas incidentit në Kuvend, ku kryeministri Rama u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa. “Te kesh perpara nje burre dy metra, per me teper qe nuk leviz, te jesh nje meter larg tij dhe, ta qellosh neMajteLulit; Do të thotë që e ke bërë në brekë. Por eshte me e turpshme se kaq; Vezen e ketij e beri nje pule si vet Luli, hyri ne Kuvend p
20 Dhjetor 2018, 13:30 -
Basha dhe Berisha largohen për t’u rikthyer në orën 18:00
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD në Kuvend ku u vendos që deputetët nuk do të largohen, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë të vetmit që janë larguar për t’u rikthyer më pas në orën 18:00 kur të rifillojë seanca.
20 Dhjetor 2018, 13:14 -
Opozita nuk largohet, ngujohet në Kuvend deri në orën 18:00
Pas vendimit të kryetarit të Kuvendit për shtyrë seancën në orën 18:00, pasi deputeti Endri Hasa nuk pranoi që të largohej pas përjashtimit me 10 ditë, grupi i PD vendosi që të mos largohet nga salla duke u ngujuar deri pasdite. Një veprim i tillë vjen, pasi nëse do të largohen, deputeti Hasa nuk do të lejohet që t&
20 Dhjetor 2018, 12:50 -
Incidenti në Kuvend, Rama: U djeg xhani për studentët, por bllokuan debatin me dhunë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e krijuar në Kuvend dhe shtyrjen e seancës për në orën 18:00 të pasdites. “U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë. Ky është
20 Dhjetor 2018, 12:23 -
Endri Hasa nuk del nga Kuvendi, seanca shtyhet për pasdite në 18:00
Duke qenë se deputeti i PD, Endri Hasa nuk pranoi që të dilte nga salla e Kuvendit pas përjashtimit me 10 ditë, kryetari i Kuvendit e ndërpreu për ta rifilluar në orën 18:00 të pasdites së sotme. “I kërkoj të lirojë sallën, është e katërta herë, procedura është e qartë. Në kushtet që nuk zbatohet vendimi i marrë, ndërpres seancën, seanca vijon në orët 18:00 pasdite” tha Ruci.
20 Dhjetor 2018, 12:10 -
-
-
PS: Të përjashtohen Noka, Paloka dhe Strazimiri/ Shtyhet kërkesa për Ramën
Partina Socialiste ka bërë një tjetër kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e deputetëve të PD, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri me argumentin se kanë përdorur fjalor fyes. Ndërkohë që kërkesa e PD për përjashtimin e Ramës është shtyrë për tú shqyrtuar brenda 48 orëve.
20 Dhjetor 2018, 11:51 -
-
-
‘Na denigroi’/ PD kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi
PD kërkon përjashtimin nga seanca plenare të Kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD”.
20 Dhjetor 2018, 11:22 -
-
Hasa nuk del, seanca ndërpritet një orë nga Ruçi, mblidhet Byroja e Kuvendit
Deputeti i PD, Endri Hasa nuk ka dalë nga Kuvendi pas përjashtimit, ndërkohë që pasi u ndërpre për tre herë nga 10 minuta, seanca është ndërprerë për një orë. Kryetari i Kuvendit Ruçi ka njoftuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për masën disiplinore ndaj deputetit të PD.
20 Dhjetor 2018, 11:17 -
-
FOTO/ Momentet kur deputeti i PD Endri Hasa qëllon me vezë e bojë kryeministrin
20 Dhjetor 2018, 10:47 -
Qëlloi Ramën me vezë, del pas 4 orësh nga Kuvendi deputeti i përjashtuar, Balla nxjerr videon: Ia dha Basha
Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme nisi me tension pas rikthimit të opozitës, pasi në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”. Byroja e Kuvendit e përjashtoi me 10 ditë, por ai nuk pranoi që të dalë, çka bëri që seanca të shtyhej pasdite në 18:00. Hasa së bashku me grupin fillimisht u ngujuan në sallë për të qëndruar deri në 18:00, pasi nëse do të dilte deputeti i PD nuk do të lejohej që të futej më. Por më pas u larguan të gjithë. PS kërkoi përjashtimin e Bashës edhe të tre deputetëve të tjerë të opozitës, PD kërkoi të njëjtën masë për kryeministrin Rama, pasi sipas tyre i ofendoi.
20 Dhjetor 2018, 10:25
