VLORË- Arrestohen në flagrancë 3 persona për vepra penale të ndryshme. Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprave penale.
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprave të ndryshme penale, kanë arrestuar në flagrancë:
Festim.M., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi në banesë ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me mjete të ftohta prerëse vajzën e tij A.M, 17 vjeçe.
Andrea.B., 24 vjeç, banues në Himarë, (pasi ka kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësin e OSHEE dhe punonjësit e policisë Himarë).
Minello.P., 71 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar rëndë R.H., dhe është larguar nga vendngjarja.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë, ndaj personave të mësipërm për veprime të mëtejshme procedurale.