-
Kardinali Parolin: Spekulime të kota për dorëheqjen e Papa Franceskut, jo presioneve!
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, në një intervistë për të përditshmen italiane 'Corriere della Sera' pohoi se të vetmet gjëra që kanë rëndësi janë shëndeti i Papës, shërimi i tij dhe kthimi i tij në Vatikan. Kardinali Fernandez, prefekt i Doktrinës së Fesë, i përgjigjet La Nación: Muk ka pikë kuptimi presioni për dorëheqje!
22 Shkurt 2025, 19:41 -
Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet, Balla nga Prato: 100 mijë regjistrime nga Italia!
Kreu Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati me emigrantët shqiptarë në Prato. Gati 40% e te gjitha kërkesave për t’u regjistruar në KQZ si votues nga jashtë, vijnë nga vendi fqinj. Kurse Italia dhe Greqia të dyja së bashku kanë 70% të emigrantëve që kanë bërë kërkesa dhe janë regjistruar në KQZ
22 Shkurt 2025, 19:28 -
Nesër për herë të parë në Tiranë Presidenti i Emirateve Arabe, Rama: Sheiku Zayed, donatori më i madh dhe mik i shqiptarëve! Gur kilometrik, do vendosim piketa të tjera (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nëpërmjet rubrikës së tij “Ç’kemi nonjë të re” se nesër mbërrin në Shqipëri sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan. Kujton kontributin e tij dhe të të atit, nga ndihmat për kosovarët, ndërtimi i aeroportit të Kukësit, fondi i rindërtimit nga tërmeti në Durrës, nxitja e investimit për Portin e Ri dhe deri te marrëveshja trepalëshe me Italinë për kabujt nënujorë energjetikë
22 Shkurt 2025, 18:25 -
E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar vdes në aksident në Bari! U përplasën mjetet ‘kokë më kokë’, vdes dhe 44-vjeçari, shpëton shoferi i tretë
Bëhet fjalë për një 19-vjeçar shqiptar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën menjëherë dhe një 44-vjeçar, i shpëtuar nga efektivët e 118-ës dhe vdiq menjëherë pas mbërritjes në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti. Shoferi i makinës së tretë ka mbetur i padëmtuar
22 Shkurt 2025, 18:14 -
-
-
-
Itali/ Shqiptarja kapet me 1,2 kg kokainë në zyrë dhe 16 mijë euro cash në dhomën e gjumit! Lidhjet me kontigjentët e krimit e tradhtuan, shtëpia ishte kthyer në laborator
Fillimisht kontrolli nisi në shtëpi, ku policia nuk gjeti drogën, por brenda dhomës së gjumit, mbi 16 mijë euro cash dhe në kuzhinë, një makinë vakum dhe materialin tipik të paketimit të dozave. E gjithë kjo ua forcoi besimin se 36-vjeçarja e fshihte drogën diku tjetër. Në zyrë u gjetën 1,2 kg kokainë e ndarë në pako nga 15-700 gramë
21 Shkurt 2025, 22:55 -
I shtruar në spital prej 14 shkurtit, mjekët: Papa nuk është jashtë rrezikut për jetën
Papa Françesku nuk është jashtë rrezikut për jetën. Kështu janë shprehur mjekët sot në një deklaratë për shtyp. Mjekët që po kujdesen për shëndetin e Atit të Shenjtë theksuan se ai flet dhe lexon, por duhet të qëndrojë në spital për aq kohë sa të jetë e nevojshme për shkak të pneumonisë së dyfishtë nga e cila vuan
21 Shkurt 2025, 20:51 -
Del foto e shqiptarit me dy emra që u arrestua në Tiranë për ekstradim! Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, trafikonte 30 kg kokainë në Itali
Zbulohet foto e 44-vjeçarit Ilir Zotaj (Zio Bushi), që duket se i përket shumë viteve më parë, kohës kur Prokuroria italiane e hetonte. Aktiviteti për të cilin grupi u godit atëkohë i përkiste viteve 2008-2010. U dënua me 5,5 vite burg nga Gjykata e Perugia, grupi me 11 anëtarë. Financonin blerjen në Belgjikë dhe Angli. U fsheh për 11 vite në Hungari, Gjermani e Tiranë
21 Shkurt 2025, 19:40 -
Itali/ Nuk i dhanë para për drogë, 28-vjeçari shqiptar kërcënon dhe tenton të zhvasë babanë dhe të dashurën e tij
Policia italiane arrestoi të riun pas denoncimit, pasi kanosi dy familjarët dhe shkatërroi makinën e të dashurës. Prej muajsh përjetonin tension psikologjik pasi u kërkonte para për të blerë drogë. Ishte i varur nga lëndët psikotrope
20 Shkurt 2025, 21:04 -
-
Lezhë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, ‘Terni’ prangos 25-vjeçarin e shumëkërkuar nga Italia! Policia: Do ekstradohet (EMRI)
Finalizohet operacioni policor i koduar “Terni", vihet në pranga i riu nga Shënkolli. Operacioni nga Komisariati dhe forcat ‘Shqiponja”, njoftohet Interpol Roma për procedurat. Kërkohej me vendim të Gjykatës së Ternit
20 Shkurt 2025, 15:49 -
Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, 30 kg kokainë i trafikonte në Itali! U arrestua në Tiranë për ekstradim, zbardhen detaje nga dosja e 'bosit' shqiptar me dy emra
Policia e Tiranës arrestoi ditë më parë Ilir Zotajn, allias Zio Bushi, i dënuar me 5,5 vite burgim nga Gjykata e Perugias, për organizatë kriminale dhe trafik droge gjatë periudhës 2008-2010. Organizata me 11 anëtarë, u fsheh në Hungari dhe Gjermani. Financonte ngarkesat në Belgjikë, Britani e Madhe dhe Shqipëri
20 Shkurt 2025, 15:31 -
-
-
-
-
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
Drejtuesit e PPE, Socialistët, Liberalët e Rinovimit dhe të Gjelbrit në Parlamentin Evropian publikuan dje një deklaratë të përbashkët për të konfirmuar mbështetjen e tyre për Ukrainën përballë “realitetit të ri gjeopolitik” të imponuar nga shkëputja e Donald Trump.
19 Shkurt 2025, 11:12
