-
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Dosja e pedofilit miliarder po trondit klasat sunduese të shumë vendeve, përfshirë qeverinë laburiste të Starmer dhe monarkinë norvegjeze. Por dokumentet po turpërojnë edhe qeveritë e Riadit, Sllovakisë dhe Bregut të Fildishtë, etj.
9 Shkurt, 17:31 -
-
-
Dosja Epstein vishet nga misteri, njoftimi zyrtar i vdekjes daton një ditë para se pedofili të gjendej i pajetë në qeli!
Krimineli i njohur u gjet i varur në qelinë e tij në mëngjesin e 10 gushtit 2019, por një dokument nga Zyra e Prokurorit të SHBA-ve në Manhattan ka një regjistrim të mistershëm të vdekjes së tij më 9 gusht.
9 Shkurt, 12:10 -
-
Ghislaine Maxwell kyç gojën para Kongresit! Bashkëpunëtorja e Epstein do të refuzojë pyetjet gjatë dëshmisë, ‘kapet’ pas Amendamentit të Pestë
Maxwell u shpall fajtore në vitin 2021 për rolin e saj në ndihmën ndaj Epsteinit për abuzimin seksual të vajzave adoleshente dhe aktualisht po vuan një dënim me 20 vjet burg. Departamenti i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja nga dosja e financierit famëkeq.
9 Shkurt, 08:08 -
Fotoja sekrete e Epstein zbulon darkën e 'shfrenuar' me titanët e teknologjisë
Në dosjen Epstein është zbuluar një foto e vitit 2015 ku Jeffrey Epstein shfaqet duke darkuar me Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe figura të tjera të teknologjisë, takim që pjesëmarrësit kanë tentuar ta minimizojnë pas publikimit të dokumenteve të Departamentit amerikan të Drejtësisë.
8 Shkurt, 19:47 -
Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë dhe me presidentin Putin
Churkin kishte qenë dikush me të cilin Epstein takohej rregullisht në Nju Jork, sipas dokumenteve të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, dhe Epstein kishte ofruar madje të ndihmonte djalin e Churkin-it, Maxim, të gjente një punë në një firmë të menaxhimit të pasurisë në Nju Jork.
8 Shkurt, 18:26 -
-
Skandali Epstein: Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për një darkë në Pallatin Mbretëror
Ajo përshkruhet si “magjepsëse” dhe një “mike e shkëlqyer” në dokumentet e paraqitura. Qëndrimi i Epstein në Londër ndodhi dy muaj para se Andrew t’ia kthente nderin dhe të vizitonte pedofilin në Nju Jork.
8 Shkurt, 11:46 -
Të përfshirë në dosjen 'Epstein', ish ministri francez i Kulturës dhe vajza e tij nën hetim nga drejtësia
Ish-ministri i Kulturës në Francë, Jack Lang, dhe vajza e tij Caroline po hetohen nga prokurorët francezë për pastrim të të ardhurave nga mashtrimi tatimor, teksa janë shfaqur në dosjen 'Epstein'.
7 Shkurt, 16:42 -
-
Dosja ‘Epstein’, Bill dhe Hillary Clinton: Dëshirojmë që dëshmia jonë të jetë publike
Bill Clinton thotë se dëshmitë me dyer të mbyllura do të ishin të ngjashme me 'gjykatën kangur', teksa bashkëshortja e tij Hillary shprehet se ata tashmë i kanë thënë komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve atë që dinë.
7 Shkurt, 14:04 -
Dosja ‘Epstein’, një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvrasje, si qëndron e vërteta? (VIDEO)
Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë autoritetet besojnë se një i burgosur “misterioz” mund të ketë pasur qasje në vendin ku mbahej Jeffrey Epstein natën e vdekjes së tij.
7 Shkurt, 10:47 -
-
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein, skandali bën jehonë në të gjithë Evropën
Mediat norvegjeze raportuan se shumica e partive në parlamentin e Norvegjisë duket se janë të gatshme të mbështesin një hetim të pavarur për Ministrinë e Jashtme. Megjithatë, e përditshmja VG tha se Kryeministri Jonas Gahr Stoere do të preferonte që parlamenti të kryente hetimin.
6 Shkurt, 18:03 -
Epstein dhe avioni i tij ‘Lolita Express’ në Tiranë? Nuk ka qenë kurrë, Fevziu ngatërron Albany-n me Albania
Ditën e djeshme disa analistë në Shqipëri pretenduan se avioni i Epstein ka fluturuar drejt vendit tonë, por referuar të dhënave të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, aeroporti me kodin ALB i referohet Albany-t në New York.
6 Shkurt, 15:59 -
Dosja Epstein prek edhe Forumin Ekonomik Botëror, nis hetimi ndaj shefit ekzekutiv
Forumi Ekonomik Botëror kërkon të sqarojë lidhjen e Borge Brende me Epstein. Ai ka pasur tri darka pune me të, por thotë se nuk ishte në dijeni të akteve të pedofilit. Brende është treguar i hapur ndaj hetimit.
6 Shkurt, 11:47 -
'Tirana ka vajza të jashtëzakonshme', Norvegjia nis hetimet për ish-kryeministrin Jagland pasi i doli emri te dojsa ‘Epstein’
Norvegjia ka nisur një hetim ndaj Thorbjorn Jagland, pasi i doli emri në dokumentet e reja të publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me dosjen ‘Epstein’.
6 Shkurt, 10:20 -
“Shkova të ndanim rrugët”, emailet e dosjes Epstein rrëzojnë sërish versionin e ish-princit Andrew! Udhëtimi 5-ditor në New York, darka luksoze dhe modelja e Victoria’s Secret
Ish-princi ka thënë gjithnjë se udhëtimi ishte për t'i thënë lamtumirë Epsteinit, por emaile të zbuluara së fundmi tregojnë një histori tjetër. Epstein ka organizuar një darkë me persona VIP dhe kontakte të mëvonshme pas kthimit të Andrew në Britani.
6 Shkurt, 10:07