-
Grabitja e 4.6 mln € në Rinas, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit
Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin me 122 vite burg në total të dhënë fillimisht nga Shkalla e Parë për 7 anëtarët e grupit kriminal të grabitjes së 9 prillit 2019 brenda pistës së aeroportit të Rinasit
26 Korrik 2023, 11:54 -
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO jep 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit! Klement Çala dënohet me 20 vite dhe me nga 17 vite 6 të tjerët
GJKKO ka dhënë 122 vite burg në total për 7 anëtarët e grupit që grabitën 4.6 mln euro në Rinas në vitin 2019. Klement Çala është dënuar me 20 vite burg. Për 6 të tjerët GJKKO ka dhënë nga 17 vite burg për secilin.
5 Tetor 2022, 15:28 -
Grabitën 10 mln euro në Rinas më 9 prill të 2019, SPAK kërkon 24 vite burg për Klement Çalën dhe nga 19 për 7 të pandehurit e tjerë
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.
14 Prill 2022, 10:41