EKSKLUZIVE/ Prerje 50 euro me numër serie të njëjtë, të arrestuarve u gjenden para nga grabitja në Rinas

TIRANË- Kur kanë kaluar 5 muaj nga grabitja në Rinas, bëhet e ditur se hetuesit kanë arritur të sigurojnë një provë të fortë që lidh të shtatë të arrestuarit me grabitjen spektakolare.

Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se paratë e sekuestruar të disa prej të arrestuarave korrespondojnë me numrin e serive që bankat e nivelit të dytë do të transportonin jashtë vendin mesditën e 9 prillit. Ato janë në prerje 50 euro. Deri më tani janë sekuestruar 300 mijë euro, nga këto 100 mijë euro në banesën e agjentit të cargos në Aeroportin "Nënë Tereza", Hasan Kanaçi, të konvertuara në kartëmonedha të ndryshme.

Referuar të njëjtave burime, mësohet se prej disa javësh,Prokuroria ka kërkuar ADN e të arrestuarve, për t'i krahasuar ato me gjurmët e gjetura në furgonin e pa djegur, por, ato kanë refuzuar. Do të jetë gjykata e Krimeve të Rënda e cila do të vendosë nëse do të lejojë që t'u bëhen analizat e ADN-së 7 të arrestuarve.

Për grabitjen e 4.6 mln eurove në 9 Prill në qeli ndodhen 7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes  mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj. Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?