-
Plagosja e 24-vjeçarit mbrëmë në Tiranë, një në pranga, shpallet në kërkim 'Xubi' i Yzberishtit
Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Yzberishtit, duke prangos një prej të dyshuarve dhe shpall në kërkim një emër jo pak të njohur në botën e krimit. Në pranga policia vuri Iljaz Avdillarin, ndërsa po punohet për arrestimin e kushëririt të tij, Fatmir Avdillarin, i dënuar për dy vrasje, dhe i njohur me pseudonimin si “Xubi” i Yzberishtit. Si pasojë e plumbave, mbeti i lënduar në dorë 24 vjeçari Dorian Vangjeli.
26 Shtator 2019, 09:12