Plagosja e 24-vjeçarit mbrëmë në Tiranë, një në pranga, shpallet në kërkim 'Xubi' i Yzberishtit

Plagosja e 24-vjeçarit Dorian Vangjeli mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Yzberishtit, po hetohet nga policia si një atentat i mbetur në tentativë. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, i riu ndodhej së bashku me dy miq të tij dhe që për policinë dyshimet janë se ata ishin të armatosur. Burime pranë policisë sqaruan se Vangjeli, së bashku me miqtë e tij sapo kishin ndaluar makinën dhe i pari që ka komunikuar me 24 vjeçarin ka qenë Iljaz Avdillari, tashmë i arrestuar.

Ky i fundit ka pyetur Vangjelin se çfarë po bënin në atë orë të vonë të natës pranë banesës së familjes Avdillari, por ai nuk i është përgjigjur, ka hipur në makinën e tij dhe është larguar prej andej në drejtim të Rrugës së Qelqit. Por, pas tij ka shkuar një tjetër mjet, në të cilin mendohet të kenë qenë të paktën 5 persona. Pikërisht nga ky mjet është qëlluar me armë zjarri, ku mbeti i plagosur në dorë 24 vjeçari Dorian Vangjeli.

Menjëherë pas kësaj, autorët u larguan nga vendngjarja. Nga vendngjarja u largua edhe i plagosuri bashkë me miqtë e tij, për të cilët dyshohet se kanë fshehur sendet e jashtëligjshme që mund të kishin pasur me vete.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, efektivë të komisariatit nr 6 në Tiranë dhe FNSH, bënë të mundur arrestimin e një prej të dyshuarve, 24 vjeçarin Iljaz Avdillari, i arrestuar disa vite më parë për vjedhje me dhunë, ndërsa u shpall në kërkim kushëriri i tij, Fatmir Avdillari i njohur me nofkën “Xubi”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia i sekuestroi edhe dy thika.

Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si “Xubi” i Yzberishtit, është një emër jo pak i njohur për drejtësinë dhe i dënuar për dy vrasje. Ai, së bashku me të vëllanë Ilirin, por edhe me persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

Fatmir Avdillari ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008. Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë. Në atë kohë 'Xubi' pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave. Sipas policisë, Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Ai ishte ekzekutuar në janar të vitit 2008 në Greqi dhe më pas ishte djegur, në kohën kur vëllai i tij, Fatmir Avdillari ndodhej në burg. Por pavarësisht deklarimeve të 'Xubit' prokuroria dyshonte se konfliktet e tyre kanë qenë të hershme. Sapo ka dalë nga burgu, Fatmir Avdillari, i njohur me pseudonimin "Xubi" mblodhi të dhëna për vrasjen e vëllait dhe dyshimet e çuan tek Ardian Tahiri, ndaj të cilit u hakmor, duke e vrarë.

Ndërkohë që vëllai i 'Xubit' Ilir Avdillari ka qenë dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • res: 26/09/2019 10:50

    i paskan gjetur dy thika, mos jan thika buke :)

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/09/2019 10:11

    Si ka mundesi te jenë jashtë të lirë ne shoqeri persona të tillë? I urojmë policisë së shtetit të fuqizohet sa më shumë! Sa më shumë grupe policësh të armatosur deri në dhëmbë për çdo rast të veprojnë fuqishëm si grup, aq më tepër autoritet dhe frikë tek minjtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja