-
I hodhën në erë makinën me tritol, Policia merr në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri dhe familjen e tij
Avokati Beqiri i kishte dërguar kërkesë Platformës së Bashkëqeverisjes, ku kishte adresuar shqetësimin për marrjen e shërbimit (mbrojtjes) nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
16 Nëntor, 14:12 -
Kontrabandë mallrash me autobusë, arrestohet shoferi 55-vjeçar në Kapshticë! Nisin hetimet për një të ri
Policia e Korçës bën të ditur se gjatë kontrollit në autobusin që drejtonte 55-vjeçari, gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara (cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh), ndërsa në autobusin që drejtonte 29-vjeçari gjetën steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.
16 Nëntor, 10:12 -
-
Sot ndeshja Shqipëri-Finlandë, nga ora 17:00 bllokohet qarkullimi në disa rrugë rreth ‘Air Albania’, policia publikon listën
Policia e Shtetit njofton se kufizimi do të nisë në orën 17:00 deri në përfundim të ndeshjes. Ndeshja nis në orën 20:45, por për shkak të fluksit të tifozëve, policia kërkon që paraqitja të nisë prej orës 18:30.
12 Nëntor, 09:32 -
Kinë/ Një person futet me eskavator në një qendër zyrash qeveritare dhe shkatërron objektin, shkak dyshohet një mosmarrëveshje për kompensimin e fshatarëve (VIDEO)
Për gati një orë ai vijoi shkatërrimin e ndërtesave, duke shkatërruar shkallët, tabelat identifikuese dhe dyert prej xhami. Dëme u konstatuan gjithashtu edhe në pjesën e pasme të objektit dhe në fasadat e ndërtesave të tjera.
9 Nëntor, 20:32 -
Udhërrëfyesi i KE për Shqipërinë, eurodeputeti Schieder: Të përshpejtohet procesi historik i zgjerimit, ajo që protestuesit po kërkojnë mund të realizohet përmes integrimit në BE
Drejtuesi i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Evropian, pjesë e grupit S&D (Socialistët dhe Demokratët), eurodeputeti Andreas Schieder, e ka cilësuar si historik procesin e zgjerimit të BE-së n&eum
4 Nëntor, 14:39 -
Fier/ Policia kontrolle intensive në akset rrugore, 3 shoferë të arrestuar dhe 11 nën hetim! 885 gjoba për tejkalim të shpejtësisë (VIDEO)
Janë vendosur 885 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 25 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 14 për parakalim të gabuar. Policia ka ndëshkuar me gjoba edhe 10 shoferë për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, si dhe ka vendosur 440 gjoba për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
4 Nëntor, 13:31 -
-
I shpallur në kërkim si autor i 5 vjedhjeve, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë! Kishte marrë para dhe sende me vlerë në biznese të ndryshme
Policia bën të ditur se 50-vjeçari i arrestuar dyshohet se gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026 ka vjedhur shuma parash, portofol, laptop dhe celular në disa biznese të ndryshme.
4 Nëntor, 12:57 -
-
Protestat/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar ‘Miqtë e Fëmijëve’: Të miturit janë dhunuar nga Policia, mbrojtja e tyre s’mund të jetë selektive sipas bindjeve politike
Zhupa kritikon edhe paketën e re të masave të qeverisë, përfshirë aktin normativ për tubimet dhe përgjegjësinë financiare të prindërve për dëmet e shkaktuara nga të miturit. Sipas saj, këto masa janë “dukshëm antikushtetuese” dhe duhet të shqyrtohen nga këndvështrimi i interesit më të lartë të fëmijës, individualizimit të përgjegjësisë dhe proporcionalitetit.
4 Nëntor, 12:32 -
‘Po rrisni pagat e policëve për të shtypur protestat, qytetarët janë dhunuar’- Çuçi ‘përplaset’ me Kaprin në Komision: Po sulmet me molotovë ndaj efektivëve pse nuk i përmend? (VIDEO)
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri dhe kryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bledi Çuçi, kanë replikuar në mbledhjen e Komisionit, lidhur me reagimin e Policisë gjatë protestave të dhunshme të disa ditëve më parë.Kapri tha gjatë fjalë
4 Nëntor, 11:42 -
Protestat e dhunshme, Demo në Komision: Policia përdor pajisje e metoda speciale siç parashikohet në ligj! Të vendosur t’i shkojmë deri në fund sulmeve ndaj efektivëve (VIDEO)
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka folur sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme edhe për protestat e dhunshme të zhvilluara disa ditë më parë në Tiranë.Demo tha se gjatë protestave, dhuna ka qenë me doza shumë të larta, duke rrezikuar edhe dëme të shumta te efektiv&eum
4 Nëntor, 11:11 -
Protestat/ Demo: Protestuesit dhunë me doza të larta, pezulluam 9 policë, 50 po i heton AMP! PD dhe PL bojkot në komision, përballë ministrit vetëm Kapri (VIDEO)
Për herë të parë Ervin Demo, foli përballë deputetëve për dhunën në protesta, ndonëse opozita bojkotoi përballjen me të në komision. Pyetjet u ngritën nga i vetmi deputet në mbledhje, Erald Kapri i “Mundësisë”, ndërsa në përgjigje, ministri tha se dhuna nga protestuesit ka qenë me doza të larta, dhe se efektivët që kanë abuzuar me detyrën po hetohen.
4 Nëntor, 10:57 -
Protesta në Tiranë, Policia gjoba nga 5 mijë lekë të reja për ata që bllokojnë rrugën! Ja argumenti i përdorur nga efektivët
Në protestën që vijon prej më shumë se 3 javësh tashmë, për ditë të tëra nuk u kursyen nga sulmet e dhunshme policët, institucionet, bizneset dhe prona publike.
4 Nëntor, 10:13 -
Tiranë/ Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit, autori i maskuar kërcënoi arkëtaren, mori paratë dhe u largua me monopatinë (VIDEO)
Autori i dyshuar ka hyrë brenda bankës i maskuar, me fytyrën të mbuluar me shall, i ka vënë armën mbi kokë arkëtares, duke i marrë paratë që gjendeshin atje dhe është larguar me monopatinë. Në një reagim, banka thekson se nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve.
2 Nëntor, 10:50 -
Po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen në Gjirokastër 2 të rinj nga Bulqiza! S'ju bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar (VIDEO)
Policia e Gjirokastrës referoi materialet në Prokurori për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, për dy të rinjtë e arrestuar duke transportuar emigrantët e paligjshëm kundrejt pagesës.
1 Nëntor, 12:47 -
Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, momenti kur Policia gjen molotovët brenda makinës së 2 personave të maskuar (VIDEO)
Pas protestës së djeshme të zhvilluar në Tiranë, ku u arrestuan 6 persona për vepra të ndryshme penale, Policia ka gjetur gjatë kontrolleve në banesat e dy personave të maskuar bomba molotov, që do të përdoreshin kundër institucioneve, bizneseve dhe efektivëve të Policisë.Nga pamjet e bëra publike nga Policia
1 Nëntor, 11:29 -
I dyshuar për disa vjedhje në Tiranë dhe Vlorë, arrestohet në kryeqytet 34-vjeçari (EMRI)
34-vjeçari nga Vlora ishte shpallur në kërkim për vjedhje në disa qytete të vendit. Në Vlorë ai kërkohej për vjedhjen e një motori, ndërsa në Tiranë për vjedhjen e një motori, një tabakinoje dhe një marketi.
1 Nëntor, 11:21 -