-
Lufta / Polonia bllokon hyrjen e grurit nga Ukraina: Ndalojmë importet, dëm i madh për fermerët tanë
Polonia ka bllokuar importet e grurit nga Ukraina me arsyetimin se gruri ukrainas rezulton një dëm i madh për fermerët polakë të cilët mbesin pa shitur prodhimin e tyre. Lajmin e bëri të ditur vetë zëvendës kryeministri polak, Jaroslaw Kaczynski i cili theksoi mbështetjen e tij për Ukrainën por shtoi se duhej të mendonte për të mirën e popullit të tij.
15 Prill 2023, 07:18