-
Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njihte dosjen! GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut për heqjen e arrestit me burg
Veliaj i pranishëm në seancë, përballë prokurorëve Ols Dado e Altin Dumani. Sipas kryebashkiakut, vijimi i paraburgimit, ka humbur proporcionalitetin dhe bie ndesh me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor. ndërsa kishte si mbrojtës vetëm për këtë seancë avokatin e ri, Sokrat Gjermeni
1 Shkurt, 09:25 -
Veliaj kërkoi zëvendësim mase, nesër në GJKKO mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.
31 Janar, 20:39 -
Kushtetuesja e la në qeli, ish-ministri Beqaj kritika: Kujt i duhet kjo drejtësi e vonuar? U desh 7 muaj për vlerësimin e një mase sigurie
Ilir Beqaj e konsideron të padrejtë dhe të vonuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e tij për lirimin nga paraburgimi. Ish-ministri i Shëndetësisë kritikon zgjatjen e shqyrtimit për 7 muaj në këtë gjykatë, në një kohë kur që prej korrikut 2024 ndodhet në qeli. Beqaj pretendon se veprat penale për të cilat dyshohet, janë ngritur artificialisht për të justifikuar “arrestin në burg”.
31 Janar, 12:43 -
-
Rasti 'Balluku'/ Lamallari: Qëndrimi i mazhorancës është i qartë, GJKKO tejkaloi kompetencat (VIDEO)
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se qëndrimi i mazhorancës është i qartë lidhur me rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.“Besoj që qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë. Siç ju jeni të njohur, kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të
30 Janar, 12:20 -
-
KLGJ nuk pranon dosjen e Irena Gjokës: Nuk na takon neve! Ende pa vendim kush vendos për gjyqtaren e GJKKO, propozimi: Të kalojë në ILD
KLGJ nuk e pranoi sot nisjen e verifikimit nëse gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka është në kushtet e mos ushtrimit të detyrës apo jo. 6 anëtarë të KLGJ votuan kundër një projektvendimi që e çonte çështjen në Komisionin e Karrierës, me argumentin se vendimmarrja i takon ILD. Nëse dosja do t’i kalojë Artur Metanit apo jo do të duhet që po KLGJ ta vendosë në një mbledhje tjetër.
30 Janar, 10:07 -
U ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin! U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami
GjKKO ka lënë në burg Jozi Krajën, i cili para dy ditësh u ekstradua nga Zvicra drejt vendit tonë. 37-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.
29 Janar, 16:08 -
Dosja ‘Plumbi i Artë’/ Nuredin Dumanit i rrezikohet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Henrik Hoxha kërkon ballafaqimin në GJKKO, shtyhet seanca
Ishte avokati mbrojtës i të pandehurit Gentian Sharra, i cili kërkoi prezencën e të penduarit të drejtësisë Dumani, me qëllim ballafaqimin e deklaratave të të pandehurit Henrik Hoxha me ato të Dumanit.
29 Janar, 11:07 -
SPAK nuk arriti të lexojë të gjithë dosjen, përfundon pas rreth 8 orësh seanca paraprake për Metën! Tensione mes kreut të PL dhe prokurorit
SPAK nuk arriti as në këtë seancë t’i lexonte të gjitha parashtrimet e kërkesës për kalimin në gjykim të dosjes. Organi i akuzës ka arritur të lexojë deri më tani rreth 130 faqe ku kanë mbetur edhe 100 të tjera të cilat do të lexohen në seancën e ardhshme.
29 Janar, 10:50 -
I morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu, SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës dhe 2 biznesmenët (VIDEO)
Kledian Llaho akuzohet nga SPAK për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, që ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
29 Janar, 09:22 -
-
Trafik droge drejt Italisë e grup i strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 27 vite burg Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin! Pushohet çështja për dy të tjerë
Moisi Habilaj është shpallur fajtor për trafikim droge në 4 episode gjatë viteve 2013-2017 në Shqipëri dhe Itali. Habilaj u dënua me 15 vite burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 10 vite.
28 Janar, 10:58 -
Trafikuan kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë përmes lëkurave të kafshëve, SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal
Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas informacioneve të marra mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish-funksioniarit vendor Viktor Çervanaku, u zbuluan nga Policia një sasi e madhe droge e llojit kokainë prej 485 kg, e fshehur në plehra kimikë.
27 Janar, 16:42 -
U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, 37-vjeçari ekstradohet nga Zvicra
Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Jozi Kraja, lindur në Shkodër, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
27 Janar, 16:03 -
Dështon seanca paraprake për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci nuk u paraqit në GJKKO! Munguan dhe të pandehurit e tjerë
SPAK ka dërguar në bankën e të akuzuarve Benet Becin së bashku me 6 persona të tjerë. Prokurori Dritan Preci e akuzon Becin për shkelje të ligjit në lidhje me një procedurë prokurimi gjatë kohës kur ai drejtonte KESH-in.
27 Janar, 11:38 -
Masakra e Gërdecit/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut për ekspertizë të fax-it ‘për Shkëlzenin’! Seanca shtyhet për datën 10 shkurt
Avokatët e ish-ministrit pretenduan edhe për një sërë aktesh, që janë referuar nga prokurorët në gjyq, por nuk iu janë vënë në dispozicion nga Gjykata. Për ta mundësuar këtë seanca u shty për në datën 10 shkurt.
27 Janar, 11:10 -
-
Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, avokati Petraj për Report Tv: Çështja po përdoret politikisht, nuk ekziston mundësia e zhbërjes së vendimeve të saj
Avokati sqaron se dokumenti që vërteton dënimin e Irena Gjokës në Greqi është marrë nga arkivat. Petraj thekson se kjo çështje e Gjokës, nuk përbën mundësinë për zhbërjen e vendimeve të dhëna prej saj në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
24 Janar, 14:41 -
Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës, Apeli i Posaçëm lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre dhe djali i ish-deputetit të PS
Sipas SPAK, grupet kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së.
24 Janar, 10:19