-
Lobimi në SHBA dhe dosja CEZ-DIA/ Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të lexoj fashikujt! Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për dhe për Metën! Presidenti i PL-së: Mos protestoni (VIDEO)
Monika Kryemadhi bashkë me vajzën e saj u paraqitën sot në SPAK për tu njohur me dosjen, një ditë para se në Apelin e GJKKO-së të mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për të dhe Ilir Metën.
18 Nëntor 2024, 13:15 -
Apeli i GJKKO-së i përgjysmon dënimin Ardian Hajdarit, ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit! Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie (VENDIMI)
Apeli i GJKKO-së uli me 6 muaj dënimin për anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i shpallur fajtor për fshehje të pasurisë. Shkalla e parë dha 1 vit burgim, të konvertuar në 2 vite shërbim prove. Apeli e kthen në 6 muaj burg, të konvertuar në 1 vit shërbim prove. Pushohet akuza për 2 nga episodet
18 Nëntor 2024, 12:25 -
Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin e PS, Alqi Bllako: Akuzohet për korrupsion në dy raste! Përfitoi 119,755 Euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit
Ish-deputeti socialist njëherësh ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako do të përballet me seanca gjyqësore edhe për inceneratorin e Tiranës. Ai akuzohet nga SPAK se ka përfituar nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri pagesa të parregullta në këmbim të mbështetjes së idesë së pakërkuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës
17 Nëntor 2024, 11:21 -
GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros për tjetërsimin e 10 mijë metra katror tokë! Ish kryebashkiaku i Himarës kërkon gjykim të shkurtuar
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK dhe nis gjyqin ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, të akuzuar për shpërdorim detyre në 2 raste të tjetërsimit të pronave, dhe fshehje të pasurisë. Ndaj tij, qëndron ende i hapur hetimi për një tjetër tokë në Himarë, të cilën e përfitoi ish-kryebashkiaku i komanduar, Bollano.
15 Nëntor 2024, 10:57 -
-
-
Jepet pretenca/ SPAK kërkon 2.8 vite burg për Vangjush Dakon! Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre
Ish kryebashkiaku i Durrësit nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme në GJKKO ku prokurori i SPAK lexoi konkluzionet përfundimtare, por u përfaqësua nga avokati i tij. Dako akuzohet për “Shpërdorimit të detyrës” në dy raste.
12 Nëntor 2024, 15:06 -
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO i heq masën 'arrest shtëpie' mjekut Edmond Gashi, e liron kundrejt garancisë 20 mln lekë të vjetra! SPAK do e apelojë
GJKKO kanë zëvendësuar masën nga “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, duke dhënë "detyrim paraqitjeje", bllokim pasaporte dhe garanci pasurore. Prokuroria nuk ishte dakord, do ankimojë për masën e mëparshme. Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”
11 Nëntor 2024, 13:55 -
-
Operacioni ‘Shpirti’/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim 2 nga të pandehurit e dosjes, për njërin pushohet pasi ka ndërruar jetë! Mbetet në fuqi dënimi për 13 të tjerët (VENDIMI)
Akuzat për trafik droge dhe pastrim parash. Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë për Aleks Memaj dhe Saimir Kurti, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me të njëjtën përbërje të trupit gjykues. Vendimi u mor për kryerjen e veprës penale të "pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale". Rigjykim edhe për pasuritë. Për 13 të tjerët nuk ndryshon
8 Nëntor 2024, 18:55 -
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO ashpërson dënimin me burg për ish-ministrin Lefter Koka, dënohet dhe Alqi Bllako, prishet pafajësia! Shtohet akuza për shpërdorim detyre (VENDIMI)
Lefter Koka dënohet me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar, duke u konvertuar në 6 vite e 8 muaj izolim. Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 4 vjet burg, me gjykim të shkurtuar kthehet në 2 vjet e 8 muaj burg. Për 7 të akuzuarit e tjerë nuk ka ndryshime dënimi. Kthehet vepra e "shpërdorimit të detyrës". Konfiskim dhe pasurive
8 Nëntor 2024, 15:12 -
-
-
I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që t'i vriste gruan, Apeli i GJKKO rikthen në burg avokatin Alban Bengasi
Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka ndryshuar vendimin e dënimit të avokatit Alban Bengasi, ku nga 1 vit e 4 muaj do të kryejë përfundimisht 4 vite e 8 muaj burg. Bengasi u dënua për dhunë në familje, teksa u shpall i pafajshëm për grup të strukturuar kriminal nga Shkalla e Parë.
7 Nëntor 2024, 15:50 -
-
Dosja ‘5 D’/ Gjykata e Lartë kërkoi rishqyrtimin e masave, Apeli i GJKKO lë përsëri në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla
Redi Molla dhe Mariglen Qato do të mbeten përsëri në qeli, teksa Gjykata e Lartë i kishte kërkuar shkallës së dytë të rishqyrtonte masën që kishte dhënë në muajin Maj të këtij viti, ku kishte lënë në fuqi shkallën e parë të GJKKO. Por edhe pas rishqyrtimit, mbeti në fuqi e njëjta masë, që ishte vendosur nga Shkalla e Parë në muajin Mars të këtij viti
7 Nëntor 2024, 13:45 -
Akuzohej për trafik armësh dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burgim (EMRI)
Vendimi është shpallur ditën e sotme nga GJKKO, që e deklaroi fajtor të pandehurin për tre vepra penale dhe dha 12 vite izolim në total. Por me bashkim dënimesh dhe zbatim të gjykimit të shkurtuar, Gjalpit iu ul dënimi deri në 8 vite
6 Nëntor 2024, 15:18 -
-
Avokati i tij kërkon riçeljen e shqyrtimit gjyqësor, Laert Haxhiu: Po dënohem pa të drejtë dhe pa fakte
Avokati i Leart Haxhiut, Detar Hysi, në seancën e sotme në Apelin e Posaçëm ka kërkuar riçeljen e shyqrtimit gjyqësor, pasi sipas tij SPAK nuk ka bërë veprime hetimore.Ndërkohë, Laert Haxhiu ës
5 Nëntor 2024, 11:27 -
Transportuan 2.1 mln euro mall kontrabandë nga Franca në Shqipëri, SPAK kërkon 86 vite burg për 9 persona
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Sokol Idrizaj, familjar të tij dhe anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
5 Nëntor 2024, 10:57