-
Dosja Metamorfoza/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-shefin e Krimeve e 5 të tjerë! Shpall moskompetencë për Erzen Breçanin e ish-policen e Interpol
Foto: Dedan GjoniGjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, për disa nga të akuzuarit e grupit të trafikut të drogës, i cili u godit në muajin nëntor të vitit 2023 nga SPAK.&n
3 Shkurt 2025, 13:08 -
‘Metamorfoza’/ GJKKO shpall moskompetencë për Breçanin, ia kalon Gjykatës së Tiranës! SPAK: Përdori pinin e Nuredin Dumanit në SkyECC! Ish-zyrtari: HEC-in e ndërtova me lekët e vëllasë
Erzen Breçani dhe Jonida Babameto e Interpol Tirana do të gjykohen nga Gjykata e Tiranës, pasi GJKKO shpalli moskompetencë. Në seancën e parë në themel për “Metamorfoza 2” GJKKO pranoi gjykim të shkurtuar për 6 të tjerë, përfshirë ish-shefin i krimeve, Dedan Gjoni.
3 Shkurt 2025, 12:46 -
'Metamorfoza'/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka tjetër padi në Kushtetuese, kërkon heqjen e sekuestros së SPAK ndaj 390 mijë m2 truall! Çështja kalon për shqyrtim
Pas humbjes së padisë për rrëzimin e përgjimeve të SKY ECC në dosjen Metamorfoza, biznesmeni me tjetër kërkesë. Më 23 Tetor 2023 GJKKO e shkallës së parë vendosi sekuestron, që u konfirmua edhe nga Apeli më 27 nëntor 2023 dhe Gjykata e Lartë më 7 mars 2024. Pretendon se pasuria është në emra të tjerë, jo e tij
2 Shkurt 2025, 20:51 -
Transportuan 2.1 mln euro mall kontrabandë nga Franca në Shqipëri, GJKKO dënon anëtarët e grupit kriminal, përfshi Sokol Idrizajn dhe familjen! 1 i pafajshëm (EMRAT)
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka përfunduar një seancë më shumë se pesë orëshe lidhur me rastin e Sokol Idrizaj dhe familjarëve të tij, të akuzuar për "kontrabandë mallrash", "mosdeklarim të ardhurash", "pastrim parash" dhe "ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare".
31 Janar 2025, 21:09 -
Ndahet dosja e inceneratorit të Tiranës/ Lefter Koka e 7 të tjerë me gjykim të shkurtuar, për 4 të pandehur proces i zakonshëm në GJKKO
Në seancën e ardhshme, pritet që prokurori Dritan Prençi të japë konkluzionet për 8 të pandehurit, ndërkohë që për katër të tjerët do vijojë gjykimi. Dosja e inceneratorit të Tiranës kaloi për gjykim në datë 13 dhjetor të vitit 2024.
31 Janar 2025, 14:22 -
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore, GJKKO cakton 2 ekspertë
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës, kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.
31 Janar 2025, 13:56 -
-
Dështon seanca e 'Metamorfozës', GJKKO i cakton avokat kryesisht ish-kreut të Operacionales Oltion Bistri! Pezullohen dhe afatet e paraburgimit
Shkak u bë mungesa e avokatëve të ish-drejtorit të Forcës Operacionale, Oltjon Bistri. Në këto kushte, gjykata i cakton avokat kryesisht për seancën e radhës, e cila u la për në datën 13 Shkurt, ora 13:00. Të pandehurve u pezullohen gjithashtu edhe afatet e paraburgimit
30 Janar 2025, 14:26 -
Dhanë 2 mijë euro ryshfet për legalizimin e shtëpisë, SPAK çon në gjyq për korrupsion punonjësin e Kadastrës Fier dhe 2 personat e tjerë (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme dërgoi sot për proces në GJKKO dosjen me 3 të pandehur për korrupsion, mes tyre edhe një punonjës i Kadastrës së Fierit (ASHK)
30 Janar 2025, 14:13 -
Dosja 'Toyota Yaris', gjyqtarja Irena Gjoka dorëhiqet nga çështja, shkak konflikti i interesit! Ka gjykuar më parë në GJKKO pasurinë e Suel Çelës
Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, ka bërë kërkesë për dorëheqje nga dosja penale, në seancën paraprake të të pandehurve Aurel Zarka, ish-kryeprokuror i Vlorës dhe të tjerëve, në dosjen “Toyota Yaris”, për kontrabandën e 3,4 mln eurove cash. Në dosje edhe emri i Suel Çelës, kreut të grupit të Elbasanit, i zbuluar nga bisedat e koduara në SKY ECC. Çështja i kalon me short gjyqtarit Erjon Çela
30 Janar 2025, 12:25 -
Albana Vokshi paditet për shpifje nga koncesionari i Check Up, deputetja e PD nuk paraqitet në seancën e pajtimit
Albana Vokshi, e cila ka qenë kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për sterilizimin dhe Check Up, është paditur për shpifje nga koncesionari i Check Up.
30 Janar 2025, 11:50 -
SPAK çon në gjyq Emiljan Burbën, mikun e Aldo Bares! Organizator i trafikimit 442 kg drogë drejt Austrisë mes paletave, skema e sofistikuar në QKB
Akuzohet për trafikimin e 442 kg hashash, me kamion paletash druri industrial drejt Austrisë, rast i goditur nga Policia Kufitare në muajin shtator të vitit 2023, në pikën kufitare Hani i Hotit. Në vitin 2024 Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen SPAK. Skemë e sofistikuar në QKB. I dënuar në Itali më 2014 me 21 vite burgim, iu sekuestruan edhe dy resorte me vlerë 3 mln euro
30 Janar 2025, 11:16 -
PD e kallëzoi për shpërdorim detyre, shtyhet në GJKKO seanca ndaj Pjerin Ndreut! SPAK kërkon pushimin e hetimeve për kryebashkiakun e Lezhës
Shkak u bë mungesa e njoftimit të palës paditëse (Partia Demokratike). Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, togat e zeza të GJKKO do duhet të shprehen me vendim. U kallëzua në vitin 2023, lidhur me ndërtimin e rrugës Lezhë-Shëngjin, në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës së fushatës elektorale
30 Janar 2025, 11:08 -
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Riçelet hetimi me kërkesë të ish-kryepolicit së Shkodrës! GJKKO: SPAK të verifikojë, a është i njëjti 'Mond' që del te 'Metamorfoza'
GJKKO rihapi hetimin ndaj Gazmend Bardhit, pas kërkesës së ish-kryepolicit të Shkodrës, Edmond Sulaj. Pas padisë për shpifje, GJKKO kërkon nga SPAK që të verifikojë nëse ‘Mondi’ që del tek dosja 'Metamorfoza', është i njëjti person me ish-kryepolicin e Shkodrës, Edmond Sulaj.
30 Janar 2025, 09:45 -
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion shtyu sot seancën për ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Shkak u bë mosplotësimi i trupës gjykuese. Seanca e radhës u caktua më datë 13 Shkurt, në orën 14:30
29 Janar 2025, 11:16 -
-
Masakra e Gërdecit/ Mediu nuk shkon në GJKKO, avokatët: Ndodhet në SHBA për vizita mjekësore! 'Shpërthen' Zamira Durda: Kush i tha të priste 10 orë Trumpin?
Në seancën e radhës në gjyqin ndaj Dosjes Gërdeci ku i pandehur është marrë Fatmir Mediu, ky i fundit nuk u paraqit pasi sipas avokatëve ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizita mjekësore.
28 Janar 2025, 10:22 -
Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg për Arben Meskutin, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale
GJKKO ka lënë në burg Arben Meskutin, i akuzuar për mashtrimin përmes mikrokredive të mijëra qytetarëve debitorë. Meskuti kishte kërkuar shuarje të masës së sigurisë arrest me burg, por kjo është rrëzuar nga GJKKO.
27 Janar 2025, 14:12 -
DETAJE+FOTO/ Almir Gjidiaj fshihej në ishujt Rosario, tentoi arratisjen nga hoteli! Pjesë e të njëjtit grup me Admir Tutaj, trafikonin armë për mafian
Almir Gjidiaj, pas arrestimit në KolumbiAlmir Gjidiaj, i arrestuar nga Kolumbia për llogari të Interpol Tiranës, pasi SPAK dhe GJKKO e kishin shpallur në kërkim për trafik armësh, qëndronte i fshehur në
27 Janar 2025, 11:10 -
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
Një 33-vjeçar nga Tropoja u arrestua në një hotel në Kartagjenë I kërkuar nga drejtësia shqiptare si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin armë kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar.
27 Janar 2025, 10:05