U plagos mbrëmë në Elbasan, policia arreston 26-vjeçarin! Tentoi të fshehë ngjarjen: Jam dëmtuar në palestër

U plagos mbrëmë në Elbasan, policia arreston 26-vjeçarin! Tentoi të fshehë ngjarjen: Jam dëmtuar në palestër

26-vjeçari Kei Piu

ELBASAN- Kei Piu, 26-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Elbasan pas një sherri me të rinj në një lokal, është arrestuar pasi ka tentuar të fshehë ngjarjen. Mësohet se Piu nuk ka parnuar të bashkëpunojë me grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ai nuk ka dhënë dëshminë e plotë para uniformave blu, duke detyruar zyrtarët e grupit hetimor të ngrenë ndaj tij akuzën për ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Piu pasi ka kryer të gjitha kontrollet në qendrën spitalore Xhaferr Kongoli në Elbasan është shoqëruar për në ambientet e drejtorisë se policisë Elbasan, ku dhe i është komunikuar arrestimi. Mësohet se Kei Piu ka deklaruar se është lënduar në ambientet e palestrës që ka në pronësi.

Dëshmia e tij bie në kontradiktë me versionin e Policisë, pasi kjo e fundit ka mundur të sigurojë pamjet e sigurisë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja dhe vërtetojnë se ai është plagosur pas një sherri me të rinj. Pamjet e sigurisë janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë se Elbasanit.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Elbasan, ku 26-vjeçari Kei Piu është konfliktuar me një grup të rinj në një lokal. Ata janë zënë me gota qelqi dhe Kei Piu mbeti i plagosur. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

I riu rezulton të jetë emër i njohur pasi në janar të vitit 2020 ndaj tij është kryer një atentat me armë zjarri brenda makinës tip 'Range Rover' duke e lënë të plagosur. Më herët i riu ishte arrestuar nga policia për drogë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/04/2023 00:26

    Si mund t'a konsiderosh friken,/veprim qe pengon zbulimin e se vertetes/?!

    Përgjigju
  • Gabeli: 23/04/2023 11:28

    Tallava gabelsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?