-
Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi ekstradohet nga Stambolli! Forcat speciale blindojnë Rinasin
Në masa të jashtëzakonshme sigurie, Rexhepi mbërriti në Rinas, për t’u përballur me akuzat për një prej ngjarjeve më të mistershme të viteve të fundit, urdhrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamzë, pas konflikteve me vëllezërit e tij për humbjen e një sasie të madhe kokaine në Mbretëri të Bashkuar.
8 Janar, 11:10 -
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës! Në GJKKO dëshmojnë 2 vëllezërit: Astriti më tha morëm 60 kg drogë në portin e Londrës! Zbardhin sms-në: Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në seancën e sotme për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, dëshmuan dy vëllezërit e viktimës.
20 Nëntor 2024, 11:02 -
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, i vëllai dëshmon në GJKKO: Gentiani dhe Gramozi me telefonuan në burg, më thanë ‘na jep atë gjënë’!
Teksa vijon procesi gjyqësor nga anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal shqiptar të narkotrafikut, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e ndodhur në Janar të vitit 2020 në kompleksin ‘Golden’ në Shijak, ka dëshmuar sot Ndrek Prenga. Përpjekjet për lirimin e Janit, padijenia për çështjen dhe sasia prej 260 kg kokainë e pretenduar e grabitur nga vëllai i viktimës. E telefonuan Gentian Funiqi (Doçi) dhe Gramoz (Dritan) Rexhepi
18 Tetor 2024, 12:32 -
Kronikë
Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, SPAK përfundon hetimet, 7 të pandehur: Dritan Rexhepi porositi pengmarrjen nga Ekuadori! Shpëtojnë 3 vëllezërit Hajri
SPAK ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës. SPAK ka dërguar për gjykim të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.
3 Nëntor 2021, 13:32 -
Përgjimet nga burgu në burg Rexhepi-Prenga: Më ktheni kokainën, jam më i dëmtuari! Me një rrëmbyes nuk fola dot 's'i ka dalë akoma malli'
PERGJIMET/ Për dorëzimin e 106 kg kokainë e 700 mijë paund tek polaku dhe lirimi i Jan Prengës në Shqipëri, u vendos të komunikohej me “Parullë dhe kundërparrullë”. Jan Prenga, u vra 5 ditë para se vëllezërit në Angli të kthenin kokainën. Ndrek Prenga - Dritan Rexhepit: ”Nuk dimë çfarë të bëjmë dhe kë të besojmë, se kujt t’ia japim mallin. Të njëjtën gjë kërkon dhe Gentian Doçi”. Letërporosi në Angli për të marrë telefonin e Ndrek Prengës që policia i bllokoi në burg.
19 Shkurt 2020, 12:06