Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, i vëllai dëshmon në GJKKO: Gentiani dhe Gramozi me telefonuan në burg, më thanë ‘na jep atë gjënë’!

Tiranë- Para Gjykatës së Posaçme ka dëshmuar sot (18 tetor) Ndrek Prenga, vëllai i Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në muajin Janar të vitit 2020, në aksin Kamëz-Shijak dhe rezulton ende i tillë.

Ndrek Prenga rrëfeu se në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër dhe se çdo ditë kishte kontakte me familjarët, gruan dhe fëmijët, me të cilët komunikonte përmes telefonit të burgut.

Përpara togave të zeza, Ndreka u shpreh se me vëllanë e tij ka folur rreth një javë përpara se të ndodhte ngjarja. Një shtetas me ngjyrë i ka futur në dhomë një telefon të tipit “Iphone”, me anë të së cilit e ka telefonuar një person me prefiks të huaj, duke iu prezantuar si Gentian Funiqi (Doçi).

Keti Banushi, gazetarja e Report TV, raportoi se sipas Prengës, Funiqi është prezantuar në telefon si një person me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës, duke i thënë që:

“Ma jep gjënë!”.

Prenga thotë që i referohej një sasie prej 260 kilogramë kokainë. Gjatë dëshmisë ai shtoi se Gentiani i kishte thënë se ka tentuar të komunikojë edhe me vëllanë tjetër të tij, Astritin, por nuk ka arritur. Pas këtij mesazhi Ndrek Prenga i është përgjigjur se nuk ishte në dijeni se për çfarë bëhet fjalë.

Ndreka sqaron se ka marrë në telefon Astritin, por edhe ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur. Pas një apo dy ditësh është njoftuar nga nusja, thotë Ndrek Prenga, që Jani është marrë peng dhe se pas kësaj, është përpjekur të merrte vesh se çfarë ka ndodhur.

Pas pak ditësh ai është vënë në dijeni se bëhet fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port, dhe gjatë komunikimeve që Ndrek Prenga kishte me Gentianin, ky i fundit i thotë që të dorëzojë atë “gjënë”, duke iu referuar sasisë së kokainës me qëllim për të liruar pengun.

Prenga thotë se xhaxhai i tij dhe një person tjetër kanë shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Doçit, ku atje kanë gjetur babanë e tij.

Ky i fundit i është përgjigjur se nuk ka dijeni dhe përgjegjësi se çfarë bën djali i tij. Prenga shton se pas ndërprerjes së mesazheve me Gentianin, për të cilën fliste edhe me kamera, një tjetër numër i ka shkruar duke iu prezantuar si Gramoz (Rexhepi), ku edhe ai pretendohet se kokaina e marrë nga Astrit Prenga është e tij.

Sipas dëshmisë së gjatë të Prengës në GJKKO, pasi policia ka ndërhyrë në kompleksin ‘Golden’, në Shijak, në pronësi të vëllezërve Hajri, nga ai moment ka ndërprerë komunikimet me të gjithë personat që kishte folur.

Që nga mosha 13 vjeç, thotë dëshmitari, ai është larguar nga Shqipëria dhe është shpërngulur në Britani.

Seanca u mbyll pas 5 orësh dhe e radhës u la më datë 1 dhe 24 nëntor, ku do dëshmojnë sërish Ndrek Prenga dhe vëllai tjetër Anton Prenga. Edhe ky i fundit ka shprehur dëshirën për të dëshmuar. Ndrekë Prenga erdhi mbrëmë nga Londra për të dëshmuar ditën e sotme në GJKKO.

Trupi i Jani Prengës nuk është gjendur ende dhe për ngjarjen e rëndë gjenden nën hetim dhe akuzë nga SPAK një grup personash, të dyshuar si anëtarë të një organizate ndërkombëtare narkotrafiku, e përbërë nga shqiptarë. Në kërkim për ngjarjen është dhe pronari i kompleksit "Golden" ku ndodhi krimi, Altin Hajri. Gramoz (Dritan) Rexhepi u arrestua në Turqi një vit më parë.

Një pjesë tjetër e të dyshuarve u arrestua, hetua dhe gjykua menjëherë pas ngjarjes, teksa ka vetëm dy dënime, për punëtorët e kompleksit.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shkarkonin inerte, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë

Tiranë/ Shkarkonin inerte, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë