5 persona janë arrestuar dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim është bilanci i policisë dhe prokurorisë Tiranë për organizimin e pengmarrjen e Jan Prëngës, i cili humbi jetën nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Vetëm 5 ditë pas operacionit 'Resorti', ku u arrestuan 5 persona, të cilët janë lënë në masën e arrestit në burg, me urdhër të prokurorisë së Tiranës janë shpallur edhe 10 persona në kërkim.

Mësohet se personat në kërkim janë Dritan Rexhepi nga Vlora, Gentian Doçi nga Dukagjini i Shkodrës, Gentian ose Nik Bleta nga Shkodra, M.Bajri nga Shkodra, Altin Hajri nga Shijaku. Veç këtyre pesë emrave mësohet se në kërkim janë shpallur dhe pesë persona të tjerë, që janë përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Ndërkohë për pengmarrjen e Jan Prengës ishin vënë në dijeni dhe autoritet angleze, të cilat falë përgjimeve të kryera për trafikun e kokainës, kanë kuptuar se konflikti i lindur mes bandave, ka sjellë në marrjen peng të një personi në Shqipëri.

Burime jo zyrtare thanë se në Angli janë arrestuar 4 persona ndërsa një shtetas anglez është shpallur në kërkim. Besohet se Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës, Gëzim Shullani dhe një shtetas rumun dhe një person tjetër me emrin Xhuljano, janë arrestuar nga policia angleze.

Personat e arrestuar në Shqipëri:

-Leonard Hajri

-Bajram Hajri

-Elton Hajri

-Festim Bexhdili

-Olsi Turja

Personat në kërkim në Shqipëria:

-Dritan Rexhepi

-Gentian Doçi

-Gentian ose Nik Bleta

-M.Bajri

-Altin Hajri

-5 persona të tjerë në kërkim emrat e të cilëve nuk dihen

Personat e arrestuar në Angli:

-Astrit Prenga

-Gëzim Shullani

-Xhuljano

-Një shtetas rumun

Personat në kërkim në Angli:

-Një shtetas anglez