-
Presionet zgjedhore ndaj administratës publike në dorë të 'bilbilfryrësve', 7 ligjet që ndryshojnë si rezultat i '5 qershorit'
'Bilbilfryrësit' do të raportojnë çdo presion apo përfshirje që i bëhet administratës për votë apo për të marrë pjesë në fushata elektorale. Në ndryshimet e 7 ligjeve që prek marrëveshja politike e 5 qershorit për reformën zgjedhore krimi zgjedhor kalon nga prokuroritë e rretheve në SPAK, ndërsa krijohet edhe një raport i drejtpërdrejt i kryeprokurorit me KQZ-në për raportime për hetimet penale në fushën e zgjedhjeve.
26 Korrik 2020, 17:57 -
Zgjedhorja/ Ivi Kaso: Marrëveshja ngeci pasi PS u tërhoq nga angazhimet e saj për KQZ! Janë hedhur propozime konkrete për votën e emigrantëve
Marrëveshja për reformën zgjedhore u arrit më 5 qershor, por për sekretarin për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso fakti që ende nuk është përmbyllur me amendamente ligjore është për shkak se PS është tërhequr nga riformatimi i KQZ.
19 Qershor 2020, 21:57 -
'Zgjedhorja', Bamir Topi në 'Repolitix': Sajesë politike për të futur sërish në lojë opozitën! Ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen me detin? Absolutisht jo
Duke e cilësuar Kodin Zgjedhor si më të reformuarin në vend dhe më problematikun njëkohësisht, Topi tha se kjo marrëveshje është një sajesë politike që bëhet për të futur në lojë opozitë, e cila doli me vullnet të plotë jashtë kësaj loje politike. Në lidhje me deklaratat se Turqia ka ndërhyrë në anulimin e marrëveshjes së detit të 2009 mes Tiranës dhe Athinës , janë hedhur poshtë edhe nga Bamir Topi.
18 Qershor 2020, 21:38 -
Hyseni në Report TV: PS i qëndron marrëveshjeve! PD/LSI të bindin opozitën parlamentare, janë përfaqësuesit e tyre
Alket Hyseni, deputeti i PS dhe anëtar në Komisionin parlamentar për reformën zgjedhore, e ka cilësuar marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik, një marrëveshje larg perfektes, por që të çon përpara dhe adreson pjesën më të madhe të rekomandimeve të ODIHR-it dhe disa nga çështjet që siguron një proces votimi më të drejtë dhe të lirë.
15 Qershor 2020, 22:35 -
OSBE kundër paktit PD-PS për reklamat politike, Borchardt: Të shfuqizohet neni për reklamat politike, të kufizohen shpenzimet e partive
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt zhvilloi sot një takim me paritë e vogla opozitare, ku u shpreh kundër lejimit të reklamave politike gjatë fushatës zgjedhore dhe kërkoi kufizimin e shpenzimeve të partive politike.
12 Qershor 2020, 21:47 -
Këshillin Politik në 11:00 dhe Komisioni i 'Zgjedhores' në 17:00, Gjiknuri thërret mbledhjet: Çdo vonesë rrezikon implementimin e identifikimit biometrik
Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht anëtar i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik, ditën e Premte 12 Qershor, ora 11:00, ndërsa në orën 17:00 mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore.
11 Qershor 2020, 09:20 -
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Meta: Pasoja të mëdha për vendin nëse s'do kishte konsesus (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar arritjen e një marrëveshjeje me konsensus për 'Zgjedhoren', duke theksuar se nëse nuk do të ishte marrë dakordësia mes palëve për këtë reformë pasojat për vendin do ishin shumë të mëdha.
7 Qershor 2020, 11:58 -
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Gjoni: Anti- shqiptare, vota ime kundër! Opozita e re do presë penalltinë e Lulit e topin do ia gjuajmë në fytyrë Ramës e Bashës
Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni e cilëson si thellësisht anti-kombëtare dhe e thotë qartë që nuk do të japë votën e tij në Kuvend. Ai e quan një marrëveshje turpi, për të cilën shprehet se i vjen në ndihmë vetëm Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por kurrsesi jo shqiptarëve, e aq më tepër për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
7 Qershor 2020, 10:59 -
Arrihet marrëveshja, s'ka depolitizim! PS: U tërhoqëm që PD të futej në zgjedhje! Identifikimi elektronik 100% në letra, por në terren në dorën e ekspertëve të huaj!
Tym të bardhë nga Këshilli Politik! Palët kanë arritur që të sigurojnë një marrëveshje! Pika e vetme që i ndante ishte depolitizimi i Komisioneve Politike, por që tanimë është gjetur një dakordësi. Që do të thotë se komisionet zgjedhorë do të mbeten siç kanë qenë në 2 zgjedhjet e ardhshmme, ato parlamentare dhe lokale. Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe çështjet e tjera që kanë mbetur për t'u diskutuar që janë ndryshimi i sistemit, ligji për Referendumet dhe financimi i partive
5 Qershor 2020, 18:24