'Zgjedhorja', Bamir Topi në 'Repolitix': Sajesë politike për të futur sërish në lojë opozitën! Ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen me detin? Absolutisht jo

" E di se çfarë po gatuhet, në çfarë kuzhine po gatuhet dhe çfarë gjelle do të hamë", ishte mesazhi që ish presidenti Bamir Topi tha për marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore. Duke e cilësuar Kodin Zgjedhor si më të reformuarin në vend dhe më problematikun njëkohësisht, Topi tha se kjo marrëveshje është një sajesë politike që bëhet për të futur në lojë opozitë, e cila doli me vullnet të plotë jashtë kësaj loje politike. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Topi tha për gazetarin Denis Minga se e gjithë kjo situatë është një anormalitet dhe se po harxhohet një kohë aq e madhe për të mos prodhuar asgjë.

"Marrëveshja e 5 qershorit është një pamje që përsëritet në mënyrë ciklike. Sa herë jemi në prag të një reformimi, pasi reformimi i kodit zgjedhor është bërë pafundësisht dhe vijon të mbetet ende më problematiku. Nuk e kam parë këtë situatë në qelizë pasi e di fare mirë se çfarë po gatuhet, në cilën kuzhinë po gatuar dhe çfarë gjelle do të hamë. Kjo i takon ekskluzivisht politikës shqiptare dhe çdo aktor ndërkombëtar futet për t'i vendosur ata në normalitet që gjithmonë është jashtë saj.  Opozita e pa se duke mbetur jashtë, ky tjetri që ka përball nuk 'të fal' dhe shikojmë një pamje të çuditshme, një njeri që ka gjithçka dhe një opozitë të çoroditur dhe pa vizion dhe vendimmarrje emocionale të çastit. Marrëveshja është një sajesë e politikës shqiptare që bëjnë një strukturë të posaçme për të rifutur në lojë disa parti politike, jo pak të rëndësishme, që me vullnetin e tyre dolën nga loja. Kjo u bë për t'i futur ata në shina, por në shina politike, jo ato institucionale, pasi aty kemi një opozitë parlamentare. Politika shqiptare është në anormalitet,  kjo nuk është një opozitë normal, por as ky pushtet nuk është normal, duke krijuar një situatë anormaliteti në Shqipëri", tha Topi.

 Pse opozita dhe mazhoranca refuzojnë listat e hapura, për ish presidentin Bamir Topi janë arsye të ndryshme, por që kanë të njëjtin qëllim që 'listat të mos hapen dhe kryetari të ketë fuqinë absolute'.

"Opozita i trembet listave të hapura pasi në strategjinë e tyre kryetarët e partive aleate i fusin në listat për deputet dhe kjo do të ndodh pasi në të kundër do i mbeten aleatë rrugëve. Pra nuk ka interes. Te mazhoranca janë probleme të tjera, PS 8 vitesh fillon dhe bie autoriteti i kryetari, mbase nuk kanë kurajën sot të dalin kundër drejtpërdrejtë. Edhe pse arsyet janë të ndryshme ata janë të dyja në një pikë, kundër listave të hapura", tha Topi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Ish presidenti Bamir Topi rrëfen si u manipulua vota e tij në 2011

Incidenti në zgjedhjet lokale të 2011, ku Lulzim Basha ishte përballë Edi Ramë për kreun e Bashkisë Tiranë, për Bamir Topin ishte prova më e qartë e dhunimit të privatësisë së votës dhe faktit se në kutitë e votimit 'futeshin duart'.

"Shkova për të votuar dhe pas asaj filloi historia, fillimisht me hedhjen e votës gabim në kuti. Më pas disa kuti u kontestuan dhe u kërkuan që të hapen. Kur është hapur kutia e qendrës 1968 doli se në atë kuti ishte vetëm një fletë e hedhur gabim sipas tyre, dhe nuk u aludua por u dha qartë nga mediat e lidhura me qeverinë e kohës (Sali Berisha) se kjo fletë votimi ishte e imja, e Presidentit. A ka dhunim më flagrantë të fshehtë sisë së votës? Por kishte ndodhur dhe një deformim shumë i fortë, se unë kisha votuar në të bardhë për kryetarët e bashkisë. Nuk kishte instrumente për të vërtetuar të kundërtën dhe në atë periudhë u bë një sulm i jashtëzakonshme politike. Kur Kolegji i Apelit vendosi të hapte të gjitha kutitë i ra radha dhe kryetarit të minibashkisë, pra nëse një fletë ishte hedhur gabim këtu ishte një fletë gabim dhe atje, por në fakt dolën 6. Kjo tregon se ata kishin futur duart në kuti. A vidhen zgjedhjet? Kjo është me zë e figurë", tha Topi.

Ora 22:48
Zef Mazi kryenegociator me BE, Topi: Zgjedhje shumë e mirë

Ish presidenti Bamir Topi vlerësoi me nota maksimale figurën e Zef Mazit si kryenegociatori i Shqipërisë me BE për procesin e negociatave. Për Topin ai është një personalitet me karrierë të gjatë politike dhe një zgjedhje shumë e mirë.

"Zef Mazi është një zgjedhje shumë  mirë, është një qytetar i mirë në formimin dhe i ekuilibruar dhe e gjithë karriera diplomatike e ka sofistikuar edhe më shumë. Jap vetëm konsiderata pozitive dhe mendojë se është një zgjedhje shumë e mirë", tha Topi.

Zef Mazi u prezantua ditën e sotme zyrtarisht si kryenegociator i Shqipërisë me BE nga kryeministri Rama, ndërsa gjatë fjalës së tij tha se do të takoj Metën dhe dëgjoj Bashën.

Ora 22:36
Topi si Rama: S'ka pasur ndërhyrje turke për marrëveshjen e detit me Greqinë

Deklaratat e një ish-admirali turk se Ankaraja zyrtare ndikoi në anulimin e marrëveshjes së detit të 2009 mes Tiranës dhe Athinës , janë hedhur poshtë edhe nga Bamir Topi, që ishte president në atë kohë. I ftuar në "Repolitix" Topi tha se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të Turqinë në këtë marrëveshje duke konfirmuar atë që dhe kryeministri Edi Rama tha më herët gjatë ditës së sotme. Bamir Topi tha se kur flitet për marrëveshje të tilla të ndjeshme duhet që negociatorët të jenë njerëz të besueshëm që kalojnë në filtra të institucioneve të larta dhe jo filtra politikë.

"Në mënyrë absolute jo në dijeninë time, në asnjë rast dhe në asnjë nuancë të mundshme. Me përgjegjësinë e autoritete që kam pasur nuk ka pasur asnjë ndërhyrje dhe unë e kam dëgjuar për herë të parë këto ditë. Problemet kanë qenë të tjera në atë kohë. Në marrëdhëniet me presidentin ka qenë historia e plotfuqishmërisë për delegacionin deri një fazë grupi negociator mund të konsiderohet teknik deri sa të vij në  moment që të vijë të negociohet në nivel politik. Deri në nivelin politik vazhdimi i negociatave pa marrë plotfuqinë nga presidenti nuk ka qenë kushtetuese. Ajo është rrëzuar në procedurë pasi nuk ka qenë kushtetuese, nuk kaloi dot as në parlament dhe as në komision.  Problemi duhet ndarë pasi kur flasin ekspertët dhe kanë shumë argumente teknikë, kur flasin politikanët bëjnë debat politik, kur flet një institucion i lartë flet për procedurë. Vërejtja nga unë ishte se një marrëveshje kaq e ndjeshme së pari duhet të kishte firmën e presidentit dhe çdo fazë duhet të kalonte në filtër dhe për qeverinë filtri është komisioni për politikën e jashtme.  Fakti që nuk shkoi kështu tregoi se kjo ishte një procedurë kushtetuese e gabuar. Në çdo kohë që do të bëhet një negociatë duhet të kemi besim të plotë te njerëzit që kemi zgjedhur dhe këto njerëz duhet të kalojnë në filtra shumë të rëndësishëm të profesionalizmit dhe jo politike, por që vijnë nga institucione dhe se këta njerëz janë kredibël", tha Topi.

Ora 21:44
Ish presidenti Topi: Jam për sistem proporcional me korrigjim kombëtar, i jep vlerë votës së çdo individi

Ish presidenti Bamir Topi tha në 'Repolitix' se është pro listave të hapura dhe për të një sistem proporcional me korrigjim kombëtar do të ishte i duhuri.

"Proporcional me korrigjim kombëtar për mua do të ishte sistemi i duhur. Jam pro listave të hapura. Këtu ndodhin gjëra të çuditshme, vendi i vogël, popullsia përqendrohet në 2-3 qytete të mëdha dhe politika bëhet për votën në periferi. Ky sistem për mua i jep vlerë votës së çdo individi", tha Topi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BAMIR GJYLJA: 19/06/2020 12:25

    O bamir gjylja po hik mor kameleon se ty asnjë nuk të don o bamiri hajvon.

    Përgjigju
  • ymeri: 18/06/2020 23:55

    MOS HARRONI SE AMERIKA DHE TURQIA JANE MIQTE TANE ME TE MIRE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi