-
Regjimi i lehtësuar përfundoi më 30 shtator, rikthehen kontrollet e dokumentave në kufirin Shqipëri-Kosovë
Nga kjo e mërkurë, 1 tetor, qytetarët që udhëtojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës do t’u nënshtrohen sërish kontrolleve të dokumenteve në pikat kufitare gjatë ditëve të javës. Regjimi i lehtësuar i lëvizjes, i cili ishte në fuqi gjatë sezonit veror, përfundoi më 30 shtator.
1 Tetor, 15:48 -
Shqipëri-Greqi, zgjerohet shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore! Pas Kakavijës, synohen edhe pikat e tjera kufitare
Në Takimin e 14-të Bilateral të Nivelit të Lartë, të zhvilluar në Tiranë, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, dhe homologu i tij grek, Dimitrios Bourikos, diskutuan një sërë masash që lidhen me menaxhimin e përbashkët të kufirit, funksionalizimin e Green Lanes dhe sistemit SEED+, digjitalizimin dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave.
25 Shtator, 17:34 -
Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027
Komisioni pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027 në një plan të ri veprimi, i cili pritet të përfshijë gjithashtu një listë të rezultateve kryesore që Tirana do të duhet t’i përcaktojë si përparësi për të përfunduar procesin deri në fund të vitit të ardhshëm.
23 Shtator, 17:50 -
Adri Nurellari: Pas deklaratës së Kuvendit tek veprimi, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për Kosovën
Qeveria duhet të shqyrtojë mundësinë për t’i kërkuar Dhomës së Apelit leje për paraqitjen e një opinioni amicus curiae, ose për të mbështetur një parashtrim të tillë nga ekspertë të pavarur, nëse rregullat procedurale e lejojnë.
19 Shtator, 19:04 -
Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, më 21 shtator nënshkruan marrëveshjet ‘Artemis’
Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të nënshkrues i Marrëveshjeve Artemis, një nismë ndërkombëtare e udhëhequr nga NASA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit për bashkëpunimin në eksplorimin civil të hapësirës.
19 Shtator, 14:54 -
‘Zgjerimi, investimi më i madh, Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, do të na forcojë më tej BE si një aktor gjeopolitik për paqen dhe prosperitetin
Presidenti i Këshillit të BE, Antonio Costa është një nga mbështetësit më të mëdhenj në Bruksel të anëtarësimit të Shqipërisë brenda vitit 2030.
7 Shtator, 17:50 -
Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të drogës ‘Khimprom’! 7 të arrestuar
Kandidatët rekrutoheshin për pozicione të ndryshme, përfshirë menaxherë burimesh njerëzore, operatorë, kimistë, montues, korrierë, punonjës logjistike, magazinierë dhe punonjës poste, dhe më pas shpërndaheshin në degët e ndryshme të rrjetit.
31 Gusht, 13:07 -
Shqipëria, kampione në 'llaç e tulla' në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së
Pesha e ndërtimit në Shqipëri është rreth 1.6 herë më e lartë se në Kosovë, pothuajse dy herë më e lartë se në Maqedoninë e Veriut, rreth 2.7 herë ajo e Serbisë dhe më shumë se tre herë niveli i Malit të Zi.
31 Gusht, 08:17 -
Akuza për luftë hibride, Rama kërkon sqarime në Podgoricë! Televizioni publik malazez: Spajiç nuk e kishte për Shqipërinë! Ja kush e financon gazetën 'Vijesti'
Sipas televizionit publik RTCG, kryeministri Edi Rama ka kërkuar sqarime në Podgoricë dhe i është komunikuar se kryeministri Milojko Spajiç nuk kishte nënkuptuar Shqipërinë pas pretendimeve për luftë hibride kundër Malit të Zi.
29 Gusht, 16:23 -
Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
Një “po” eventuale në Islandë më 29 gusht, me shumë gjasë, do të çonte në bashkimin e këtij vendi me Malin e Zi në procesin e anëtarësimit. Shqipëria, e cila konsiderohet një nga vendet kryesuese, por nuk është në grup me Malin e Zi, do ta vazhdonte këtë proces e vetme.
28 Gusht, 13:38 -
Auron Tare: Filmi ‘Odisea’ dhe debati nacionalist mbi historitë antike
"Leksioni në Universitetin e Çikagos dhe historia e Luftës së Trojës, e dëgjuar në sallën e këtij universiteti të njohur, larg atmosferës mbytëse të Ballkanit, ishte për mua një prej eksperiencave më interesante".
27 Gusht, 18:29 -
Frrok Çupi: Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?
"Ky qytetar amerikan, një skifter i posteve dhe pushtetit, pasi humbi edhe si përfaqësues i distriktit të Nju Jorkut në Kongresin Amerikan, në vitin 1999, gjeti hapësirë tjetër. Në atë moment kapi situatën e shqiptarëve në Amerikë. Ata kishin vite në grindje me ‘fiset’ për zgjedhjen e kryetarit të lobit shqiptar."
25 Gusht, 18:30 -
-
Silvio Gonzato largohet dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Do të kthehem, një ditë s’do të më duhet pasaporta!
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i ka dhënë lamtumirën vendit pas përfundimit të misionit të tij trevjeçar. Me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai falënderoi shqiptarët për mikpritjen, u shpreh se do të rikthehet sërish dhe tha se shpreson që një ditë hyrja në Shqipëri të mos kërkojë më pasaportë.
24 Gusht, 16:57 -
-
-
“Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit”/ Forbes: Ofron histori, natyrë dhe mikpritje për turistët
"Edhe pse shumë njerëz mund të tërhiqen nga peizazhet bregdetare të Shqipërisë që ofrojnë pamje piktoreske, rërë pluhurore dhe ujëra kristalore, ka shumë më tepër për të përjetuar, të tilla si maja malesh madhështore, pyje të gjera, livadhe mahnitëse alpine dhe lumenj, përrenj dhe liqene të pastra".
21 Gusht, 20:03 -
-
-