-
I mbaroi mandati, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj! Në garë 7 kandidatë për ta zëvendësuar
KLP ‘vulosi’ sot lirimin nga detyra të Hajnajt, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar në krye të BKH-së. Në garë për drejtuesin e ri kanë mbetur 7 kandidatë. Procesi ndodhet në vlerësimin e pastërtisë së figurës dhe pasurisë.
1 Shtator, 11:27 -
Kreu i ri i BKH-së, Komisioni i Pastërtisë së Figurës e Pasurisë do kalojë në ‘sitë’ 7 kandidatët! Më 1 shtator, KLP ‘vulos’ përfundimin e mandatit të Hajnajt
Komisioni do të kalojë në ‘lupë’ 7 kandidatët që kanë mbetur në garë. Ndërkohë, më 1 shtator, KLP do të mblidhet edhe për përfundimin e mandatit të drejtueses aktuale të Byrosë, Aida Hajnaj.
29 Gusht, 10:09 -
Përzgjedhja e kreut të BKH-së, përfundon faza e intervistave, 7 kandidatët do kalojnë në verifikim figure e pasurie
Faza e intervistave në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka përfunduar sot. Gjatë kësaj faze, 7 kandidatët u vlerësuan për njohuritë profesionale, aftësitë drejtuese dhe qasjen ndaj sfidave të pozicionit të drejtorit të BKH-së.
28 Korrik, 13:34 -
Gara për ‘FBI-në shqiptare’, 7 kandidatët për kreun e BKH-së zhvillojnë testin e poligrafit! Të hënën faza e fundit
Në Akademinë e Policisë të 7 kandidatët për kreun e BKH-së iu nënshtruan testit të së vërtetës. Të hënën kandidatët janë njoftuar për të zhvilluar fazën e fundit të intervistës me gojë.
27 Korrik, 12:29 -
Gara për ‘FBI-në shqiptare’, 7 kandidatët për drejtor të BKH-së i nënshtrohen testit me shkrim! SPAK: Një ese dhe arsyetim logjik, poligrafi testi i radhës
7 kandidatët për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit iu nënshtruan këtë të martë fazës së radhës, testit me shkrim, një ese dhe test i arsyetimit logjik. Në garë për të drejtuar “FBI-në shqiptare”, janë aktualisht Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Procedura u monitorua edhe nga ndërkombëtarët, testi ka 60 pikë, pritet të shpallet renditja
22 Korrik, 14:10 -
-
-
-
