-
Transferimi i të burgosurve nga Britania, projektligji i hap rrugë uljes së dënimit! Zv.ministrja në Komisionin e Jashtëm: Në burgje, 105 vende të lira! Ja sa shkojnë kostot
Zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni sqaroi si do të bëhet procedura. Ajo tha se transferimi do të bëhet vetëm me pëlqimin e të dënuarit, apo kur ka vendim dëbimi si dhe duhet t'i kenë mbetur jo më pak se 6 muaj nga dënimi. Sipas Pirdenit nuk do të ketë kufizime mbi llojin e veprës penale, teksa theksoi se para kryerjes së transferimit, do të vlerësohen një sërë faktorë para se të vendoset nëse do të kryhet apo jo transferimi.
13 Dhjetor 2021, 11:49