Transferimi i të burgosurve nga Britania, projektligji i hap rrugë uljes së dënimit! Zv.ministrja në Komisionin e Jashtëm: Në burgje, 105 vende të lira! Ja sa shkojnë kostot

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot projektligjin për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania dhe Irlanda e Veriut. Por sipas këtij projektligji, të dënuarit në Britani që transferohen në Shqipëri mund të përfitojnë ulje, kur dënimi maksimal atje është më i lartë se dënimi për të njëjtën vepër në Shqipëri. Vendimin për konvertimin e dënimit do e marrin gjykatat shqiptare, megjithatë nëse vlerësimi nuk është i kënaqshëm për autoritetet britanike ato mund të tërhiqen nga kërkesa për transferim.

"Marrëveshja e 2013-ës nuk është zbatuar shumë. Ka pasur shumë pak raste transferimesh, për çështje procedurash. Njësim i dënimit bëhet për rastet kur  përshembull një person është dënuar me 10 vjet burg në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri ka maksimum 7 vjet burg, në këtë rast gjykatat shqiptare janë të mundura të vlerësojnë konvertimin e dënimit", sqaroi ministrja.

E pranishme në Komision, zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni sqaroi po ashtu edhe si do të bëhet procedura.Ajo tha se transferimi do të bëhet vetëm me pëlqimin e të dënuarit, apo kur ka vendim dëbimi si dhe duhet t'i kenë mbetur jo më pak se 6 muaj nga dënimi.

Sipas Pirdenit nuk do të ketë kufizime mbi llojin e veprës penale, teksa theksoi se para kryerjes së transferimit, do të vlerësohen një sërë faktorë para se të vendoset nëse do të kryhet apo jo transferimi, duke marrë parasyshë mbi të gjitha kapacitetet akomoduese në burgje. Për këtë, ajo u shpreh se sistemin e burgjeve në vend janë 105 vende akomoduese të lira, ndërsa shtoi se kostoja transferimi për të burgosurin është 280 mijë lekë dhe për shoqëruesin, që do të jetë polici, kostoja është 108 mijë lekë. Zv.ministrja theksoi se nuk do të preket buxheti i shtetit.

"Vuajnë dënimin 1500 shtetas shqiptarë. Transferimi bëhet vetëm me vendim të formës së prerë. Pas vendimit të depërtimit mund të transferohet në Shqipëri, nëse autoritetet shqiptare bien dakord. Transferimi është një proces që kërkon vullnetin e të dy shteteve. Sipas marrëveshjes, shteti palë mund të vendosë të vazhdojë apo jo procesin. Kapacitet tona në burgje, aktualisht kemi një kapacitet akomodues kemi 385 vende të lira, por rezulton se një pjesë e këtyre posteve janë të reduktuara dhe në vlerësimin e fundit kemi 105 vende të lira në burgje. kjo nuk do të thotë që këto vende janë për personat që po transferohen, por duhen marrë në konsideratë një shumësi faktorësh. Në Shqipëri ka një tren në rritje të personave që vuajnë dënimin. Do të merren parasysh një sërë faktorësh për të vendosur nëse sistemi i burgjeve është gati për të përballuar transferimin. 270 mijë lekë është kostoja e transferimit të personit të dënuar dhe 108 e punonjësit të policisë që do jetë shoqërues", tha zv.ministrja.

Zv.ministrja u përfshi në një debat edhe me kryetaren e Komisionit, Mimi Kodheli pasi kjo e fundit e pyeti nëse do të ketë konvertim apo rivlerësim të dënimit për rastet kur të dënuarit që transferohen, janë dënuar me më shumë vite nga sa parashikon legjislacioni ynë për të njëjtën vepër penale. Pirdeni u shpreh se do të ketë përshtatje, duke shtuar se është hartuar një tabelë për gjykatat si duhet të bëhet kur dënimi i personit që transferohet, është më i madh se vitet e dënimit që parashikon legjislacioni në vend tonë për të njëjtën vepër penale.

Debati:

Kodheli: Supozojmë që ka legjislacion të ndryshëm në dy vende të ndryshme. PS përdhunimi mund të jetë i dënueshëm me 15 vite në Britani dhe 12 më Shqipëri. Supozojmë se i dënuari ka kryer 12 vite dënim n Britani dhe vjen ën Shqipëri ku ka legjislacion tjetër. Bën dënimin e mbetur sipas legjislacionit të vendit nga vjen, nuk ka rivlerësim (ndërpritet). Rinia ta mbaroj pyetjen? e bën? Dua vetëm përgjigje me po jo, do kryej dënimin apo do rikonsiderohet këtu dhe do e mbylli dënimin?

Zv.ministrja: Përgjigja është e qarët jo,  sepse ne kemi maksimumin e dënimit të parashikuar nga legjislacioni shqiptar. Ne kemi parashikuar një tabelë për gjykata si duhet të përshtatet dënimi kur dënimi është më i madh se në Shqipëri

Kodheli: Dmth kjo ripërshtatja do të thotë që konsiderohet i lirë?

Zv.ministrja: Do jetë subjekt rivlerësimi për gjykatat, më pas do bëhet rivlerësimi i dënimit

Kujtojmë se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri me dije arritjen e kësaj marrëveshje mes qeverisë Shqiptare me Britaninë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut më 18 nëntor, ndërsa pati jo pak debate se po ashtu ishte rënë dakord edhe që Shqipëria do të priste edhe refugjatë ekonomikë. Kjo u mohua në mënyrë kategorike nga ministri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Transferimi i të dënuarve nga Britania, si ndryshojnë vitet e dënimit në Shqipëri dhe si përfitojnë të burgosurit

Foto ilustruese

Marrëveshja e transferimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm, i hap rrugë edhe një sërë lehtësirash dënimi që mund të përfitojnë të burgosurit.

Kjo për shkak se, sipas projektligjit, në rast se dënimi në Britani e kalon dënimin maksimal të parashikuar në Shqipëri për të njëjtën vepër penale, pas transferimit dënimi i tij mund të ulet sipas atij që përcakton legjislacioni ynë. Pra, supozojmë se në rast se në Britani një person është dënuar me 8 vite burg, për një vepër penale që në Shqipëri dënohet me 6 vite dhe ka kryer tashmë 4 vite, pas transferimit do të kryente vetëm 2 vite të mbetura dhe jo më 4.

Vendimin për konvertimin e dënimit do e marrin gjykatat shqiptare, megjithatë nëse vlerësimi nuk është i kënaqshëm për autoritetet britanike ato mund të tërhiqen nga kërkesa për transferim.

"Kur dënimi e kalon dënimin maksimal të parashikuar në shtetin marrës për një vepër penale të ngjashme, shteti marrës mund të ulë dënimin në dënimin maksimal të parashikuar në legjislacionin e shtetit marrës për atë vepër penale; Megjithatë, pavarësisht rregullave të mësipërme, në marrëveshje parashikohet e drejta e shtetit transferues për të tërhequr kërkesën për transferim, nëse nuk është i kënaqur me përshtatjen e propozuar të dënimit në çdo rast", thuhet në projektligj.

Tabela e përshtatjes së dënimit

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë