-
Policia e arrestoi me bujë për 1.2 kg kokainë, lirohet pas 3 muajsh 50-vjeçarja! S’ishte drogë, por qetësues
Shuarja e masës së sigurisë "Arrest në burg" të dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër për 50-vjeçaren erdhi me kërkese të prokurorisë së Lezhës, pasi nga akti i ekspertimit dhe ekzaminimeve që janë kryer ka rezultuar se materiali i gjetur në dhomën ku jetonte Vera Preka nuk ishte lëndë narkotike kokaine, por lidokaine e cila nuk gjendet në tabelën e lëndëve narkotike dhe psikotropike të ndaluara me ligj.
7 Janar 2021, 11:39