Përdornin servisin në Lezhë për shpërndarje droge/ 50 vjeçarja në pranga, ish-burri në kërkim! Gruaja futi kokainën në lavatriçe për t'i fshehur gjurmët policisë (Emrat)

Përdornin servisin në Lezhë për shpërndarje droge/ 50 vjeçarja në pranga, ish-burri në kërkim! Gruaja futi kokainën në lavatriçe për t'i fshehur gjurmët policisë  (Emrat)

Droga e sekuestruar nga policia

Ditën e sotme është sekuestruar rreth 1.2 kg kokainë në Lezhë, në servisin e 52 vjeçarit Dode Markvukajt, ndërsa është arrestuar ish-gruaja e tij, 50-vjeçarja Vera Preka.

Policia kishte informacione se servisi në pronësi të Markvukajt përdorej për tregtim lëndësh narkotike dhe prandaj vendosi që të ushtronte një kontroll gjatë të cilit gjeti edhe kokainën e fshehur.

Gjatë kontrollit brenda servisit  është gjetur vetëm Vera Preka e cila kishte të përshtatur një dhomë si banesë, që pasi ishte e ndarë nga ish-bashkëshorti.

50 vjeçarja e kishte fshehur kokainën në lavatriçe dhe në momentin që ishte njoftuar për kontrollin, ajo kishte ndezur lavatriçen për të fshehur gjurmët.

Policia nuk e ka gjetur në banese të dyshuarin Dode Markvukaj edhe pse ai ishte në arrest shtëpie për të njëjtën vepër penale të kryer me herët.

Dyshimet e para janë se çifti i ish bashkëshortëve përdorte servisin për shpërndarje narkotikësh në sasi të vogla, ndaj dhe vijojnë hetimet.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stacioni". Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Lezhë.

Sekuestrohen rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Vihet në pranga një 50-vjeçare, shpallet në kërkim ish-bashkëshorti i saj.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Stacioni", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases:

- V. P., 50 vjeçe, banues në Ishull, Lezhë. Gjithashtu u shpall në kërkim ish-bashkëshorti i saj, shtetasi D. M., 52 vjeç, banues në Ishull, Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara së në Ishull, Lezhë, këta shtetas posedonin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në servisin në pronësi të shtetasit D. M., që ishte i përshtatur si banesë për ish bashkëshorten shtetasen V. P. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1.184 kg lëndë të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
50 vjeçarja në pranga ish-burri i saj në kërkim! Zbardhet skema e shpërndarjes së drogës në servisin në Lezhë, gruaja futi kokainën në lavatriçe për t'ia fshehur policisë

Zbardhen detaje të reja nga skema e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Lezhë ku kanë rënë në pranga 50-vjeçarja Vera Preka dhe është shpallur në kërkim e ish-burri i saj, 52 vjeçari Dod Marvukaj, pasi në servisin e këtij të fundit janë sekuestruar rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Servisi ku u gjet lënda narkotike përdorej për shpërndarje droge dhe ata të dy bashkëpunonin me njëri tjetrin.

50 vjeçarja e kishte fshehur kokainën në lavatriçe dhe në momentin që u njoftua për kontrollin ajo kishte ndezur lavatriçen për të fshehur atë.

Për disa muaj  servisi e kishte mbyllur aktivitetin për të cilin duhet të operojë dhe kjo ka çuar edhe në dyshimet e policisë se mund të jetë përdorur për veprimtari të tjera siç ishte ajo e shpërndarjes së drogës.

Burimet kanë deklaruar se çifti shpërndante drogë në doza të vogla në servis.

50 vjeçarja e cila është prangosur nga policia po merret në pyetje dhe po punohet për kapjen e ish-burrit të saj, i cili dyshohet se ka rol kryesor pasi servisi është në pronësi të tij.

Të përfshirë në këtë ngjarje dyshohet se është një gjerë në fushën e narkotikëve.

Servisi ku u sekustrua droga
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)