-
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s të Liqenit të Ohrit
Në liqenin e Pogradecit, mbetjet e vjetra minerare vazhdojnë të ndotin ekosistemin si dhe të vënë në rrezik statusin e trashëgimisë natyrore botërore, përkundër rekomandimeve të UNESCO-s. Ekspertët thonë se ky është problem i mbartur ndër vite, ndërsa e pyetur disa kohë më parë, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha se ka filluar një proces pastrimi i disa prej hotspoteve minerare.
29 Janar 2023, 11:08 -
Kronikë
Vëzhgimi i Report Tv/ Thatësira ul prodhimin, rritet çmimi i gështenjave
Çmimi i gështenjave ka pësuar rritje edhe pse është një dru frutor që gjendet në pyll dhe fermerët e Pogradecit nuk investojnë për kultivimin e saj. Këtë vit për shkak të thatësirës prodhimi ka qenë i pakët, e për pasojë gështenja është shitur më shtrenjtë. Përpos tregut vendas gështenjat e Pogradecit, shkojnë dhe për eksport kryesisht në Itali.
5 Nëntor 2021, 20:28 -
Masakër në pyllin e gështenjave në Pogradec! Specialisti i Zonave të Mbrojtura: Fenomen shqetësues! Në një vit vetëm 9 të proceduar për prerje të paligjshme
Edhe pse ligjërisht është zonë e mbrojtur, pylli i gështenjës në Pogradec masakrohet nga sëpatat e motosharrat. Banorë të zonës i presin gështenjat për dru zjarri apo për tregti. Agjencia e Zonave të Mbrojtura është në dijeni të fenomenit shqetësues, por duket e pafuqishme për ta ndalur masakrën.
4 Dhjetor 2020, 20:00