Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s të Liqenit të Ohrit

Pavarësisht se iu bashkua listës së Unesco në 2019, ekosistemi i liqenit të Ohrit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të gjendura buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij, raporton Zëri i Amerikës, që nga Unesco konsiderohet e papajtueshme me trashëgiminë botërore. Në 2020, Unesco kërkoi mbylljen e menjëherëshme të aktiviteteve që dëmtojnë këtë zonë.

Për Zërin e Amerikës, specialisti i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Gani Bego thotë se 4 subjekte vijojnë aktivitetin minerar, ndërsa e quan problem të mbartur ndër vite.

‘Ky aktivitet ka pësuar një rënië. Janë disa subjekte që shfrytëzojnë në karrierë dhe të gjitha metalet e rënda përfundojnë në liqen.’- u shpreh ai.

Ndërsa eksperti i mjedisit Arjan Merolli ngre alarmin e ndotjes së liqenit shumë herë mbi normën e Bashkimit Europian.

‘Në rast se ne nuk marrim masa që këto mbetje minerare që janë qoftë në nivelin e shllameve, që janë jashëtzakonisht të rrezikshme, jo vetëm të përmbajtjes por edhe dimensioneve që ato kanë do të humbasim me kalimin e kohës ato kritere për të cilat ky rajon është shpallur si rajon është shpallur si trashëgimi natyrore botërore.’- u shpreh ai.

Përfaqësuesit e Bashkisë së Pogradecit thonë se pjesa më e madhe e mbetjeve minerare është larguar.

Ndërkohë e pyetur pak kohë më parë, nëse Liqeni i Pogradecit rrezikon statusin e UNESCO-s për shkak të ndotjes së lartë, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dha këtë përgjigje:

“Nuk më rezulton të ketë një kërcënim të tillë, bashkia e Pogradecit dhe ministria janë në bashkëpunim për të zgjidhur plagët që ka lënë tranzicioni. Pogradeci është një bashki me potencial të madh minerar dhe në dekada ka qenë një zonë e shfrytëzuar për qëllime minerare me miniera që vazhdojnë të lënë plagën e tyre. Ka filluar një proces pastrimi i disa prej hotspoteve minerare është një proces në vazhdim.”- tha ministrja Kumbaro.

Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me rreth 300 specie endemike.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 29/01/2023 11:42

    Kjo ashte injoranca shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital