-
Shkodër/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje pas konfliktit për pronën, arrestohet pas 10 vitesh ish-efektivi i FNSH-së
Ish-efektivi i FNSH-së Ylli Ceka, i dënuar në 2016 me 11 vite burg për vrasjen e Edvin Voglit në zonën e Freskut në Tiranë u arrestua mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pas marrjes së informacionit nga efektivët e Shqiponjave në Shkodër. Ceka ka qenë në një lokal në lagjen Serreq të Shkodrës dhe në momentin që ka dalë, ai është arrestuar nga policia.
31 Janar 2021, 21:48