Arrestimi i ish-efektivit të FNSH-së në Shkodër, si përfundoi konflikti për pronën në një vrasje

Arrestimi i ish-efektivit të FNSH-së në Shkodër, si përfundoi konflikti për pronën në një vrasje

1612127615_skenebrasje.jpg

Ngjarja për të cilën është dënuar ish-efektivi i FNSH-së, Ylli Ceka ka ndodhur në 11 dhjetor 2010 në zonën e Freskut në Tiranë. Një konflik për tokën, ku është ndërtuar një pallat, ka sjellë vdekjen e shtetasit Edvin Vogli.

Biznesmeni Gëzim Ceka me profesion ndërtues në bazë të një kontrate të lidhur me shtetasin Petrit Dajti ndërtoi një pallat në tokën pronë e tij. Pas përfundimit të pallatit mes palëve ka pasur shumë mosmarrëveshje në lidhjë me pjesët takuese. Nisur nga këto parregullsi disa herë Dajti i është drejtuar gjykatës Civile për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe disa herë ka ndërhyrë dhe Zyra e Përmbarimit.

Mirëpo në 11 dhjetor 2010 rreth orës 14:00 në banesën e Petrit Dajtit, e cila ishte në katin e dytë të pallatit në fjalë, ka ardhur dhëndri i tij, shtetasi Julian Pushaj së bashku me shokun e tij të quajtur Edvin Vogli ku ky i fundit do të merrtte me qira njërin nga apartamentet, pronë e pronarit të tokës shtetasit Petrit Dajti. Pas njëfarë kohë aty kanë ardhur dhe dy kushurinjtë e Petrit Dajtit, shtetasit Altin Guzja dhe Gentian Kola.

Të gjithë së bashku kanë zbritur në bodrumin e pallatit për të ngritur levat e bokseve të energjisë elektrike dhe meqënëse energjia elektrike nuk ka ardhur personat e sipërpërmendur janë ngjitur përsëri sipër për të hapur me forcë derën e apartamentit.

Në këtë moment janë dëgjuar zhurma dhe sharje të cilat vinin nga poshtë pallatit dhe më pas ka filluar një përleshje me vellëzërit Lulëzim e Bashkim Ceka ku fillimisht janë sharë dhe fyer dhe më pas janë goditur me njëri-tjetrin, ku Julian Pushaj ka qëlluar me lopat njërin prej vëllezërve Ceka dhe në këtë moment ka ardhur shtetasi Ylli Ceka i cili është përfshirë në konflikt dhe ka qëlluar me një armë ku si pasojë është goditur shtetasi Edvin Vogli në kokë, duke gjetur vdekjen. Krimi është realizuar me armën e punës, dhe se pavarësisht kësaj gjykata ka dënuar Ylli Cekën me 11 vite burg.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje pas konfliktit për pronën, arrestohet pas 10 vitesh ish-efektivi i FNSH-së


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet