Shkodër/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje pas konfliktit për pronën, arrestohet pas 10 vitesh ish-efektivi i FNSH-së

Shkodër/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje pas konfliktit për pronën, arrestohet pas 10 vitesh ish-efektivi i FNSH-së

I arrestuari Ylli Ceka

SHKODËR – Ish-efektivi i FNSH-së Ylli Ceka, i dënuar në 2016 me 11 vite burg për vrasjen e Edvin Voglit në zonën e Freskut në Tiranë u arrestua mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pas marrjes së informacionit nga efektivët e Shqiponjave ku Ceka ka qenë në një lokal në lagjen Serreq të Shkodrës dhe në momentin që ka dalë, ai është arrestuar nga policia.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se gjatë kontrollit fizik të bërë nga ana e efektivëve, Cekës i është gjetur dhe distinktivi që ka pasur si pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Vrasja ka ndodhur në vitin 2010 në zonën e Freskut në Tiranë ku pas një zënke ku kanë marrë pjesë dhe vëllezërit e Ylli Cekës, ky u fundit ka qëlluar me armë drejt Voglit.

Edvin Vogli u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra e për pasojë ndërroi jetë. Shkak i këtij konflikti është bërë një çështje për pronën. Dënimi nga Gjykata e Tiranës për Cekën është dhënë në shkurt të 2016-ës.

“Gjykata e Tiranës deklaroi fajtor dhe dënoi me 11 vite burg ish-policin e repartit 712, Ylli Ceka. Kohë më parë ai së bashku me vëllezërit pas një zënke banale në zonën e Freskut, plagosi rëndë një shtetas, i cili më pas gjetui vdekjen në spital. Në vendim gjykata cilëson: Deklarimin fajtor të pandehurit Ylli Ceka, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” dhe në bazë të nenit 76 të Kodit Penal dënimin e tij me 10(dhjete) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të pandehurit Ylli Ceka, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtje pa leje të armës dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal (para ndryshimeve të ligjit Nr.144/2013) dhe në bazë të nenit 278/2 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim. 3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, të caktoj një dënim të vetëm ndaj të pandehurit Ylli Ceka duke e dënuar përfundimisht me 11(njembedhjete) vjet burgim. -Vuajtja e denimit fillon nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi. 4. Detyrimin e të pandehurit Ylli Ceka për të paguar shpenzimet proceduriale gjatë hetimeve paraprake në vlerën prej 75 000” – thuhet në vendimin e gjykatës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Arrestimi i ish-efektivit të FNSH-së në Shkodër, si përfundoi konflikti për pronën në një vrasje

1612127615_skenebrasje.jpg

Ngjarja për të cilën është dënuar ish-efektivi i FNSH-së, Ylli Ceka ka ndodhur në 11 dhjetor 2010 në zonën e Freskut në Tiranë. Një konflik për tokën, ku është ndërtuar një pallat, ka sjellë vdekjen e shtetasit Edvin Vogli.

Biznesmeni Gëzim Ceka me profesion ndërtues në bazë të një kontrate të lidhur me shtetasin Petrit Dajti ndërtoi një pallat në tokën pronë e tij. Pas përfundimit të pallatit mes palëve ka pasur shumë mosmarrëveshje në lidhjë me pjesët takuese. Nisur nga këto parregullsi disa herë Dajti i është drejtuar gjykatës Civile për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe disa herë ka ndërhyrë dhe Zyra e Përmbarimit.

Mirëpo në 11 dhjetor 2010 rreth orës 14:00 në banesën e Petrit Dajtit, e cila ishte në katin e dytë të pallatit në fjalë, ka ardhur dhëndri i tij, shtetasi Julian Pushaj së bashku me shokun e tij të quajtur Edvin Vogli ku ky i fundit do të merrtte me qira njërin nga apartamentet, pronë e pronarit të tokës shtetasit Petrit Dajti. Pas njëfarë kohë aty kanë ardhur dhe dy kushurinjtë e Petrit Dajtit, shtetasit Altin Guzja dhe Gentian Kola.

Të gjithë së bashku kanë zbritur në bodrumin e pallatit për të ngritur levat e bokseve të energjisë elektrike dhe meqënëse energjia elektrike nuk ka ardhur personat e sipërpërmendur janë ngjitur përsëri sipër për të hapur me forcë derën e apartamentit.

Në këtë moment janë dëgjuar zhurma dhe sharje të cilat vinin nga poshtë pallatit dhe më pas ka filluar një përleshje me vellëzërit Lulëzim e Bashkim Ceka ku fillimisht janë sharë dhe fyer dhe më pas janë goditur me njëri-tjetrin, ku Julian Pushaj ka qëlluar me lopat njërin prej vëllezërve Ceka dhe në këtë moment ka ardhur shtetasi Ylli Ceka i cili është përfshirë në konflikt dhe ka qëlluar me një armë ku si pasojë është goditur shtetasi Edvin Vogli në kokë, duke gjetur vdekjen. Krimi është realizuar me armën e punës, dhe se pavarësisht kësaj gjykata ka dënuar Ylli Cekën me 11 vite burg.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bepi: 01/02/2021 03:41

    Un menova se do e denojn 16 muj arrest shpie Por urgjentisht avokati i ti duhet at apelojn

    Përgjigju
  • Turp!: 31/01/2021 22:31

    Vrasje me dashje dhe arme mbajtje pa leje 11 vjet burg ! Ku jetojm kshu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut

Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut