-
Maduro humbet peshë në burgun amerikan, ankohet për ushqimin në qeli! Ish-presidenti kalon kohën duke lexuar Biblën dhe Kuranin
Maduro ka zhvilluar takime me kapelanë të burgut, përfshirë një prift dhe një rabin. Ish-presidenti ka deklaruar më herët publikisht se ka prejardhje hebraike sefardike, por persona pranë tij thonë se përpara arrestimit nuk kishte shfaqur interes të veçantë për judaizmin.
10 Nëntor, 11:06 -
Prej 10 muajsh në ekzil, María Corina Machado rikthehet në Venezuelë! Zëdhënësi i saj falënderon Trump-in, presidenti: Nuk di asgjë, shpresoj të jetë mirë
Fituesja e çmimit Nobel për Paqen u fotografua duke marrë pjesë në meshë në një kishë në Lara, e rrethuar nga mbështetës që e përqafonin dhe i shtrëngonin duart. Nuk është e qartë se çfarë planifikon të bëjë Machado tani që është kthyer, por më parë ajo ka deklaruar se do të kandidonte sërish për presidente.
25 Tetor, 20:51 -
Hetimet e SHBA, Nicolás Maduro dhe e shoqja drejt akuzave për tortura ndaj amerikanëve në Venezuelë
Akuzat mund të paraqiten sot. Detajet e akuzave të reja, përfshirë identitetet e viktimave të pretenduara të torturës, nuk dihen ende. Mes amerikanëve që SHBA-të i klasifikoi si të ndaluar në mënyrë të padrejtë gjatë mandatit të Maduros ishin pesë drejtues të kompanive të naftës, të arrestuar me akuza për korrupsion.
8 Tetor, 09:52 -
Maduro publikon fotot e para nga qelia në Nju Jork: Jemi të palëkundur, Venezuela do të rilindë
Nicolas Maduro ka publikuar foto nga Nju Jorku, ku mbahet i arrestuar që prej 3 janarit pas operacionit amerikan në Venezuelë. Ish-presidenti shfaqet i buzëqeshur duke bërë shenjën e fitores me dy gishta.
30 Gusht, 18:51 -
Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën
Financial Times raporton se gjatë thuajse dy javëve bisedime me opozitën, ish-presidenti nuk është përmendur fare. Negociatat kanë qenë ngjallur diskutime brenda opozitës edhe për shkak të lënies mënjanë të lideres së saj më popullore, fitueses së Çmimit Nobel, María Corina Machado.
19 Gusht, 14:27 -
Akuzat për trafik droge, kalon për gjykim çështja e ish-presidentit Maduro! Seanca e parë më 1 qershor 2027
Gjyqi ndaj ish-presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, është planifikuar të nisë më 1 qershor 2027. Gjyqtari Alvin Hellerstein caktoi një seancë paraprake për më 17 nëntor, ku do të shqyrtohen kërkesat e të dyja palëve.
23 Korrik, 08:16 -
-
Përfitoi 400 mijë dollarë nga bastet për arrestimin e Maduros, arrestohet ushtari amerikan
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve (DOJ) ka ngritur akuza ndaj Gannon Ken Van Dyke, pasi ai dyshohet se ka kryer transaksione në Polymarket, një platformë që funksionon përmes kriptomonedhave, duke u mbështetur në informacion të klasifikuar.
24 Prill, 08:25 -
Nga shtretërit pa jastëkë, tek krimbat në ushqim: Si është jeta e Maduros në burgun famëkeq të Bruklinit?
Maduro u rrëmbye në Venezuelë më 3 janar, gjatë një sulmi amerikan ndaj një kompleksi ushtarak në Karakas, të quajtur operacioni Absolute Resolve. Po atë ditë, ai u transportua në një zyrë të D.E.A-s në Manhatan, para se të dërgohej në M.D.C Brooklyn, burgun e vetmë federal ende funksional në Nju Jork.
21 Prill, 18:44 -
Rusia s’ka plane për rrëmbimin e Zelenskyt! Moska: Nuk do të veprojmë si SHBA-të me Maduron, për ne ka respekt gjithë bota
Rusia nuk do të rrëmbejë Volodymyr Zelenskyn siç bënë Shtetet e Bashkuara me presidentin venezuelian Nicolás Maduro, është çështje vetërespekti, deklaroi kryetarja e Këshillit të Federatës Valentina Matviyenko në një intervistë me median ruse TASS.
4 Prill, 19:35 -
Ish-Presidenti venezuelian Maduro reagon për herë të parë prej arrestimit nga SHBA: Jemi mirë dhe të palëkundur!
Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po mbahen prej 3 muajsh në një burg federal në Brooklyn, ku po përballen me akuza penale të ngritura në SHBA kundër tyre për lidhje me trafikun e drogës.
29 Mars, 21:18 -
Nicolas Maduro dhe bashkëshortja dalin para gjyqit, SHBA i akuzon për narko-terrorizëm
Në gjykatën e New York po zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i arrestuar së bashku me bashkëshorten e tij Cilia Flores në Karakas nga një operacion ushtarak i organizuar nga SHBA me urdhër të presidentit Donald Trump që u zhvillua nga toka, ajri dhe deti.
26 Mars, 17:12 -
-
Pse Trump bombardoi 7 vende në 13 muaj (pasi deklaroi se nuk do të fillonte luftëra)
“Nuk do të nis luftëra, do t’i ndal”, deklaron Donald Trump ditën e zgjedhjes së tij në fjalimin e fitores në Palm Beach Convention Center. Ka kaluar pak më shumë se një vit nga fillimi i mandatit të tij të dytë; le të shohim si e ka mbajtur këtë premtim solemn.
4 Mars, 16:21 -
Trump, nga njeriu që ëndërronte çmimin Nobel për Paqen në presidentin e rekordeve të sulmeve ushtarake
Jo vetëm Irani: nga Venezuela në Siri dhe në Somali, ka tashmë më shumë se një vit që manjati urdhëron sulme në mbarë botën, kundër qeverive, organizatave terroriste dhe bandave kriminale. Tani shënjestron edhe Kubën.
4 Mars, 07:28 -
Kursi i ri amerikan! Si ia doli presidenti Donald Trump të ndryshojë rrënjësisht politikën e SHBA-ve në botë
Irani, Venezuela, tarifat, sanksionet dhe raportet me institucionet shumëpalëshe tregojnë se qasja e Donald Trumpit është një revolucion që synon të zgjasë. Një revolucion ku, për Uashingtonin, të drejtat dhe legjitimiteti ndërkombëtar nuk janë më vlera absolute, por varen nga rrethanat dhe nga mënyra si preken interesat amerikane.
1 Mars, 18:24 -
Pentagoni përdori Inteligjencën Artificiale në kapjen e Nicolas Maduros? Wall Street Journal zbulon rolin e modelit Claude
Sipas një raporti të 'Wall Street Journal', Pentagoni dyshohet se ka përdorur modelin e inteligjencës artificiale Claude, të zhvilluar nga kompania amerikane Anthropic, në operacionin për kapjen e ish-presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij në Karakas muajin e kaluar.
15 Shkurt, 18:09 -
'Mesazhet fyese dhe konfliktet në Shtëpinë e Bardhë', Daily Mail: Si iu hoq Venezuela Grenellit dhe iu dha Rubios
Burime pranë Shtëpisë së Bardhë thonë se tensionet e Grenell me stafin e administratës, përfshirë mesazhe fyese dhe mosmarrëveshje të zgjatura, e kanë dobësuar rëndë pozicionin e tij në qendër të pushtetit.
13 Shkurt, 19:01 -
Argjentina kërkon ekstradimin e Maduros nga SHBA-të, e akuzon për krime kundër njerëzimit
Nicolás Maduro u kap nga ushtria amerikane muajin e kaluar. Hetimi argjentinas e akuzon Maduron se ka kryer krime kundër njerëzimit, ndërsa paditësit thonë se kanë pësuar torturë, ndalim arbitrar dhe janë detyruar të zhduken. Ka pak gjasa që SHBA-të ta pranojnë kërkesën për shkak se ish-presidenti dhe e shoqja po presin gjyqin në një burg në Brooklyn.
6 Shkurt, 09:37 -
A jemi vërtetë pranë një sulmi amerikan në Iran? Këto janë skenarët e mundshëm!
Tensioni mes SHBA-së dhe Iranit mbetet i lartë, por nisja e një konflikti të drejtpërdrejtë është ende e pasigurt. Për të kuptuar më shumë mbi skenarët e mundshëm të këtij konflikti duhe lexuar analiza e Guido Olimpio i prestigjiozes italiane Corriere della Sera.
29 Janar, 13:02