-
Qëlloi me kallashnikov ndaj dy policëve të Komisariatit nr.6, ekstradohet nga Parisi 37 vjeçari (EMRI)
37 vjeçari nga Shkodra, Shpëtim Kraja është ekstraduar në Shqipëri nga Franca, pasi në vitin 2022 qëlloi me kallashnikov ndaj dy efektivëve të policisë. Në ngjarjen e Qafë Kasharit, policia i ka bërë shenjë që të ndalojë makinën, por shoferi nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, makina është përplasur me një bordurë dhe Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja kanë dalë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të policëve, të cilët më pas duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.
28 Gusht, 18:42 -
Kush është porositësi dhe 2 vrasësit me pagesë që tentuan eliminimin e punonjësit të hidrovorit në Lezhë! Morën 20 mijë euro (EMRAT)
Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Alfred Gjoka.Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021. Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin ai po udhëton
27 Janar 2022, 12:28 -
Breshëria ndaj policisë gjatë ndjekjes çoi në zbulimin e vrasësve me pagesë! Morën 20 mijë euro për të ekzekutuar të riun në Lezhë! Shkatërrohet grupi, 5 në pranga, 2 në hetim, 1 në kërkim (EMRAT)
Sulmi me armë kundrejt policisë së 14 janar në Qafë Kashar ka çuar në zbulimin e grupit të vrasësve me pagesë. 5 persona janë vënë në pranga, 2 të tjerë në hetim, e ndërsa 1 është shpallur në kërkim. Grupi autorë edhe i disa vjedhjeve!
27 Janar 2022, 12:06