COVID-19 i mori jetën Shpëtim Kraja, mësuesit të matematikës së gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë.
Lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësuesit, e ka bërë me dije faqja zyrtare e gjimnazit në rrjetin social Facebook.
“Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!”, shkruhet në postim.
Në faqen e shkollës ditën e sotme dhe të nesërme do të paraqiten momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror.
“U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!
Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!”, shkruhet në fund të postimit.
Lajmi kryesor: