-
Tiranë/ Ish-zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja shkon në SPAK (VIDEO)
Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa hynte në SPAK mëngjesin e sotëm. Nuk ka informacione për shkaqet e prezencës së tij në institucionin e akuzës, ndërsa ka mbajtur postin e zv/ministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama”, 2013-2017
10 Shkurt, 11:08 -
Itali/ Berisha mbush sallën në Romë me militantë nga Shqipëria, mes tyre dhe Gjin Gjoni! Në sallë edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla, në kërkim nga SPAK
Në një takim të parashikuar me emigrantë në kryeqytetin e Italisë në Romë, Sali Berisha, sallën e kishte të mbushur me militantë nga Shqipëria. Në ndihmë i ka ardhur edhe Gjin Gjoni me njerëzit e tij, teksa i pranishëm ishte ish kryeprokurori Adriatik Llalla, i arratisur prej dënimit me 2 vite burg nga GJKKO dhe për të cilin SPAK ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.
9 Shkurt, 14:58 -
Berisha premtoi çmontimin e SPAK nëse fiton zgjedhjet, Rama garanton vijimin e reformës në drejtësi: Oxhaku me blozë e mangallet e vogla duan t'i hedhin lakun
Kryeministri Edi Rama thotë se PS do të vijojë të mbështesë reformën në dretjësi, pavarësisht kostove ndryshe nga kundërshtari i tij politik, Sali Berisha i cili aleatëve u premtoi se do të çmontojë SPAK nëse do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
8 Shkurt, 13:23 -
SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve.
7 Shkurt, 13:36 -
Berisha mbledh aleatët, fton dhe partitë e reja: Në front kundër Ramës! Kryetari i PD-së premton: Nëse fitoj zgjedhjet, çmontoj SPAK është organizatë kriminale
Me Ilir Metën në burg, në tryezën e ftuar nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë u përfaqësua nga Tedi Blushi. Ndërkohë të pranishëm ishin dhe kreu i PAA, Agron Duka, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i partisë Balli Kombëtar Artur Roshi.
7 Shkurt, 11:53 -
Bardhi: Jemi vonë për primaret në PD! SPAK organizatë kriminale? Kreu i grupit kundër Berishës: Ka prokurorë me integritet, pres hetime për Ballukun
Bardhi shpreh shqetësimin për primaret në PD, duke thënë se mund të jetë shumë vonë për ta realizuar siç duhet këtë proces. Duke folur për SPAK-un dhe kritikat e kryetarit të partisë Sali Berisha ndaj tij, ai tha se nuk e ndan mendimin e tij se bëhet fjalë për “organizatë kriminale”, por tha se pret më shumë nga Prokuroria e Posaçme.
6 Shkurt, 22:22 -
-
Trump ngriu fondet për SPAK, reagon BE: Mbështesim reformën në drejtësi, kemi dhënë 50 mln € asistencë teknike, 8 mln € vetëm për Prokurorinë e Posaçme
BE ka konfirmuar mbështetjen për SPAK dhe reformën në drejtësi në Shqipëri, duke thënë se ka dhënë 50 milionë euro asistencë financiare dhe teknike, ndërsa 8 mln euro kanë shkuar vetëm për SPAK. Reagimi i BE vjen pasi SHBA ngriu fondet për institucionet shqiptare, mes tyre edhe SPAK. BE thotë se SPAK ka dhënë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
6 Shkurt, 18:42 -
-
Familjarët e Lulzim Bashës ‘fqinji’ më të rinj të SPAK, kunati dhe bashkëshortja hapin zyra tek dera e Prokurorisë (VIDEO)
Prej pak ditësh një objekt i ri ka hapur dyert shumë pranë Prokurorisë së Posaçme. E titulluar Eurostar Center në dy katet e para të saj, ka akomoduar edhe një biznesmen jo pak të njohur nga politika
6 Shkurt, 14:22 -
Tjetërsimi i 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, GJKKO dënon me 10 muaj burg ‘Rrumin e Shijakut’! SPAK kërkoi 3 vite heqje lirie
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi, për akuzën e korrupsionit. SPAK kishte kërkuar 3 vite heqje lirie, por gjykata e dënoi fillimisht me 1 vit e 3 muaj burg, duke iu ulur një e treta e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
6 Shkurt, 13:12 -
-
SPAK heton Belind Këlliçin për falsifikim të diplomës së gjimnazit, sekuestron dokumentacionin e 'Harry Fultz'! Merret në pyetje drejtoresha e shkollës
Drejtoresha e shkollës së mesme 'Harry Fultz' u thirr sot në SPAK në lidhje me hetimet ndaj Belind Këlliçit i ka deklaruar se ka mbaruar gjimnazin te Harry Fultz, por në fakt ka mbaruar vetëm vitin e katërt, fakt ky i vërtetuar edhe përmes disa investigimeve të Shqiptarja.com.
6 Shkurt, 11:06 -
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
Për Meçen është e qartë, se ‘non grata’ ndaj Berishës nuk është filozofi politike, por ka të bëjë me cenimin e sigurisë kombëtare: "Çoi Këlliçin të lobonte me para dhe nuk do që t'i dalë rrjedhja e këtyre parave". Kurse për Beqirin, jo vetëm që ish-kryeministri nuk ka shanse ta heqë ‘non gratën’, por me veprat që ka kryer ai 'e ka të sigurt vendin te Burgu 313
5 Shkurt, 19:00 -
Arben Meçe: Fazlliçi lidhi Berishën me Arkanin, nga kjo vdiq edhe Remzi Hoxha! Saliu qëllime antikombëtare, sabotoi linjën e Interkonjeksionit, i shërbeu Serbisë
Analisti Arben Meçe ndau detaje interesante në “Studio Live” për lidhjet familjare dhe miqësore të Damir Fazlliç me familjen Berisha, aktiviteti i tij i spiunazhit dhe lidhja e Berishës me Arkanin nëpërmjet tij. Këto miqësi dhe aktivitetet të dyshimta deri antikombëtare u forcuan edhe m&e
5 Shkurt, 18:40 -
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
Idajet Beqiri rrëfen në "Studio Live” të Report Tv detaje nga dosja e denoncuar në SPAK ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij, që tashmë është regjistruar. Avokati tregon se ka edhe 6 të tjera të ngjashme, ka marrë miliona euro dhe u ka firmosur VKM e tenderë. I ftuar edhe analisti Arben Meçe
5 Shkurt, 18:21 -
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Nesho: Vendit i duhet qeveri uniteti, jo lidera të vetëm! Interesat e Prishtinës për ndërkombëtarët, një vizë lapsi
Pas 4 ditësh populli i Kosovës do të votojë për parlamentin e ri të vendit dhe si rrjedhojë edhe partinë qeverisëse për 4 vitet e ardhshme.I ftuar në “FrontLine” me Marsela Karapançon në Report Tv, ish-ambasadori Agim Nesho, tha se Albin Kurti ka gjasë të korrë një fitore të dytë
4 Shkurt, 21:21 -
Alibeaj në ‘Frontline': Komisioni ‘Xhafaj’ do ndërhyjë te SPAK-u, të hetohen takimet e paligjshme të PS-PD me Diasporën! Misioni ynë, nxjerrja e Ramës në pakicë
Deputeti Enkelejd Alibeaj, themelues i "Djathtas 1912", ndau sot në “Frontline” në REPORT TV disa nga strategjitë, mendimet e tij për situatën politike, qëllimet e partisë, votën e diasporës dhe drejtësinë. Për sa mandate deputetësh janë pritshmëritë e formacionit të ri politik
4 Shkurt, 19:30 -
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
Një tjetër kallëzim penal në SPAK për Sali Berishën, vajzën Argita dhe dhëndrin Malltezi e bashkëpunëtorët e tij lidhur me aferat me dy serbët Fazlliç e Lazaroviç nga 2005-a. Avokati Idajet Beqiri, dorëzon kallëzimin që tregon skemën e pastrimit të parave mes tyre, aferat me pronat në Porto Romano, VKM e personalizuar e Berishës për Fazlliç dhe milona eurot e derdhura në studion ligjore të familjes Berisha nga Lazareviç.
4 Shkurt, 18:47
